Celebrities Gossip

Egzona shpërthen në lot dhe arsyeja është çifti Donald-Trixa!

Para një jave kanë hyrë plot pesë banorë të rinj në shtëpinë e “Big Brother VIP” të cilët janë: koreografi i njohur Tan Brama, Xheisara këngëtare, Egzona Rafuna moderatore e njohur në Kosovë, koreografi Eltion Merja dhe tenisti shqiptar Arbër Sulstarova. Hyrjet e reja në shtëpi nuk kanë shkaktuar pak trazira apo ngacmime.

Më e fundit ka qenë ajo mes Beatrix dhe Egzonës të cilat që në fillim nuk kanë patur aspak raporte të mira me njëra-tjetrën. Kjo gjë ka ndodhur për shkak të një bisede që Egzona ka bërë më parë me Donaldin. Egzona ka qenë ajo e cila i ka këshilluar çiftin dhe ka komentuar situatat e ndodhura mes tyre.

“Vëllai i madh” i kishte caktuar Trixës një mision ku duhet të dramatizonte situatat në shtëpi. Kjo normalisht që nisi e gjitha si lojë, por Trixa kishte vendosur që në qendër të provokimeve të ishte Egzona dhe Donaldi.

Kjo lojë nuk solli aspak reagime të mira dhe nuk u prit aspak mirë nga ana e Egzonës e cila ka shpërthyer në lot në fund.

Trixa kishte zgjedhur që t’i provokonte këta të fundit ku i është drejtuar Donaldit duke i thënë se, sipas saj, Egzona e ka qejf e duke i bërë të ditur xhelozinë e saj.

Normalisht që Donaldi nuk e priti aspak mirë një sjellje të tilla nga ana e Trixës ku përveçse i ka injoruar puthjet ai i ka kërkuar edhe të betohet që e ka me të vërtetë. Përpos kësaj, këngëtarja nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar me akuzat e saj për marrëdhënien e Donaldit me Egzonën.

Egzona u mundua që ta mbante veten por në fund mes lotësh u shpreh se ishte e shqetësuar edhe për faktin se si do ta prisnin familjarët e saj.

Çfarë po kujton familja ime që po e sheh këtë? Unë i jam futur televizionit shumë e vogël dhe kam luftuar shumë, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua që kam qenë femër.