Celebrities Gossip Showbiz

Eh, çfarë të bën dashuria! Kourtney Kardashian me veprimin e saj të fundit na la pa fjalë…

Ylli i “KUWTK”, Kourtney Kardashian që prej muajit janar është në një lidhje me muzikantin Travis Barker, i cili fillimisht ishte një ndër miqtë e saj më të mirë. Para pak kohëve, Kourtney publikoi në Instagram një foto të saj ulur në një bar veshur me një stil “funky”. Ky stil mesa i bëri përshtypje ndjekësve të bukuroshes të cilët mendojnë se ajo po mundohet t’i përshtatet stilit të partnerit të saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto në Instagram ku vë në pah dhëmbët e saj prej diamanti. E veshur tepër sensuale, ylli 42-vjeçar dukej si një vampir. Çfarë ka dashur të tregojë bukuroshja me këto foto mendoni ju?!

Ne na duket që ajo dita ditës po mundohet t’i përshtatet sa më shumë stilit të të dashurit të saj, Travis-it i cili njihet për guximin që ka në lidhje me look-un e tij. Mesa duket Kourtney e dashuron aq shumë sa dëshiron të duket si shpirti i saj binjak. Travis duket theksuar se eksperimenton shpesh me dukjen e dhëmbëve të tij.

Rikujtojmë, se së fundmi, familja Kardashian-Jenner ka folur rreth vendimit për të përfunduar spektaklin “KUWTK”. Gjatë bisedës u diskutua dhe lidhja e Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, e cila mori fund në vitin 2015-të. Cohen pyeti Kourtney nëse të qenurit tërë kohës të rrethuar nga kamerat ka ndikuar në ndarjen e tyre. 

Ndërkaq, Kourtney dhe Travis janë më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin dhe këtë gjë nuk ngurrojnë ta shfaqin në publik. Dyshja dukej më e dashuruar se kurrë përgjatë takimit të tyre në Malibu. Ata ishin totalisht të relaksuar dhe të qetë teksa u fotografuan duke ecur bashkë gjatë një shëtitjeje. Kourtney kombinoi një bluze të zezë me pantallona bezhë, teksa Travis mbante veshur një kapuç dhe rroba ngjyrë gri.