Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel bëhet nostalgjike me postimin më të fundit me Dagz!

Moderatorja e njohur dhe ish-konkurrentja e shumëpërfolur e “BBV”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë duke shijuar ditët më të lumtura të tyre që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Dyshja e dashuruar shihen gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri tjetrit dhe këtë gjë e kanë vërtetuar shpesh me postimet nëpër rrjetet e tyre sociale.

Ditën e sotme Einxhel ka postuar një foto shumë emocionuese, teksa ka sjellë në kujtesë një foto të sajën nga fëmijëria dhe të partnerit të saj, Dagz duke e shoqëruar me mbishkrimin:

Shpirtra të vegjël binjakë 

Para pak ditësh çifti festoi plot 7 muaj bashkë dhe nuk mund të mungonte një postim nga bukuroshja në këtë ditë kaq të veçantë. Me anë të një Instastory, Einxhel na riktheu në kohë teksa ka rikujtuar veprimin e parë të dashurisë së Dagz ndaj saj në kohën e ‘BBV’ me një letër ku shkruhej dhe besojmë shumë nga ju e mbajnë mend: “Einxhel, ji vetvetja”.

Së fundmi Einxhel është aluduar për një shtatzani të mundshme, të cilën bukuroshja dhe partneri i saj, Dj Dagz e kanë mohuar. Deri më tani Einxhel ka reaguar disa herë në rrjete sociale, duke ironizuar aludimet për të ama duket se u ndal me aq. Duket se kjo situatë e ka acaruar Einxhelin, pasi së fundmi ka reaguar ashpër ndaj kësaj çështje.