Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel dhe Dj Dagz na emocionuan me postimin për njëri-tjetrin!

Një nga historitë e dashurisë që u krijua brenda spektaklit “Big Brother Vip Albania” dhe që vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë është ajo mes Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz. Duket se lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe shpesh here nuk kursejnë postimet në rrjetet e tyre sociale për të na treguar se sa të lumtur janë me njëri-tjetrin.

Së fundmi çifti ka postuar një video shumë emocionuese në Instastory, ku duket se po ndahen në largësi dhe kështu bashkojnë duart e tyre përmes xhamit të makinës brenda së cilës ndodhet Einxhel. Duket se për disa kohë Einxhel dhe Dagz do të jenë larg njëri-tjetrit, por si për çdo çift edhe atyre nuk u pëlqen largësia.

Para pak javësh, Einxhel dhe DAGZ kanë postuar disa video ku na kanë zbuluar se ky i fundit ka prezantuar familjarët e tij me partneren e zemrës. Takimi mes tyre është bërë në një restorant dhe nuk kanë ngurruar të ndajnë me ne pamjet më të bukura që na tregojnë se gjërat mes dyshes po bëhen shumë serioze dhe shumë shpejt mund të dëgjojmë për një hap më shumë mes tyre.

Gjithashtu Einxhel është shprehur se është e gatshme të bëhet nënë në një të ardhme të afërt. Moderatorja tha se edhe Dagz është në këtë etapë të jetës dhe se e vetmja arsye që mund ta linte Dagz, do ishte vetëm nevoja për të qëndruar e vetme.