Gossip Showbiz

Einxhel Shkira dëshiron të ketë një fëmijë por jo burrë?!

Një prej konkurrenteve më të reja që është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend është Einxhel Shkira e cila që në ditët e para ka filluar të tregojë shumë për veten e saj.

Ditën e sotme ajo është shprehur rreth dëshirës së saj të madhe që ka për t’u bërë nënë, por ajo çfarë na bëri çudi është se ndryshe nga shumë femra të tjera, Einxhel nuk e sheh të nevojshme prezencën e një partneri për këtë.

Sipas saj një femër ka një orë biologjike që nuk i jep shumë mundësi zgjedhje për moshën e momentin e duhur për të bërë një fëmijë e nuk do t’ia privonte vetes ndjesinë e t’u bërit nënë pa vetëm sepse nuk ka gjetur ende personin e duhur.

Dua shumë të kem një fëmijë, jo se nuk e kam të domosdoshme bashkëshortin, jo domosdoshmëri duhet të pres të kem një burrë për të bërë fëmijë. Femra ka një orë biologjike, që s’të lejon të bësh tangërllik në këtë pikë. S’do doja ta lija veten pa fëmijë, vetëm se s’kam gjetur njeriun e duhur për të kaluar jetën.

Por gjithsesi ajo mendon se mënyra ideale për të rritur një fëmijë është nën praninë e të dy prindërve.

Kujtojmë se disa ditë më parë Shkira ka treguar për karrierën e saj dhe se kishte vendosur të shpërngulej në Afrikën e Jugut por u kthye në Shqipëri për “Big Brother VIP”.