Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira ka disa fjalë për fëmijët që nisën sot shkollën!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Ditën e djeshme Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Ka qenë shoqëria e tyre ata që kanë postuar fotot e para nga festa e organizuar në një mjedis të hapur dhe zbukuruar me tullumbace të bardha që me zbulimin e surprizës u shtuan dhe ato në ngjyrë blu.

Einxhel padyshim tani më shumë se kurrë është e ndjeshme ndaj fëmijëve dhe teksa ditën e sotme të gjithë nxënësit e vendit tonë kanë nisur shkollën, bukuroshja nuk mund të mos iu dedikonte një postim me disa fjalë emocionuese teksa kujtonte dhe veten kur ka qenë një fëmijë.

Fotot e fëmijëve të veshur aq bukur për ditën e parë më bën t’i rikthehem këtij shkrimi të para shumë vitesh që ende vlen për mua… Suksese kalamaja, por mbi të gjitha suksese dhe ju prindër në misionin e vështirë për të qenë partneri më i fortë krah fëmijës tuaj në rrugëtimin drejt dijes akademike.

Einxhel dhe Dagz kanë bërë plot 8 muaj që janë bashkë dhe përveç faktit që na kujtuan se koha fluturon, po ashtu na treguan se nuk mund të ishin më të ëmbël me njëri-tjetrin me dedikimet e tyre në këtë ditë të veçantë për ta. Në një postim në Instagram ku Einxhel shfaqej me barkun e rrumbullakosur mbi një njëbrirësh, në shoqërinë e partnerit të saj.