Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira kundër hyrjes së Sabianit në shtëpinë e “BBV2”?

Moderatorja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët. Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.

Einxhel gjithmonë reagon në rrjete sociale, duke shprehur mendimin dhe qëndrimin e saj në lidhje me çështje të ndryshme sociale. E Einxhel nuk mund të mos jepte mendimin e saj në lidhje me hyrjen e bujshme të Sabianit në shtëpinë e “BBV2” në ‘Prime-in’ e djeshëm, ku përveç se surprizoi vajzën e tij, Keisin dhe biseduan rreth lidhjes së saj me Kristin, por Sabiani u bë edhe banori më i ri i shtëpisë. E për këtë Einxhel është shprehur se ky ka qenë një vendim i gabuar nga ana e tij sepse po i ushtron dhunëpsikologjike Keisit.

Përtej shakasë, kjo që ndodhi s’është aspak normale jo për pjesën e spektaklit se ishte shumë për të qeshur, por është totalisht e pashëndetshme jo vetëm si marrëdhënie, por totalisht një dhunë psikologjike dhe kontroll i frikshëm i fëmijës, sidomos vajzës! Ky ishte mesazhi dhe shembulli më i gabuar ndonjëherë.

Para disa ditësh Einxhel ka postuar disa foto me djalin e saj, ku na tregojnë se kanë dalë për një shëtitje. Tek një prej fotove teksa mban djalin e saj në krahë, Einxhel ka rikujtuar se çfarë i ka ndodhur një vit më parë. Gjatë asaj kohe Einxhel ishte banore e shtëpisë së “BBV1” dhe i ndodhi një incident ku dëmtoi krahun e saj dhe për pasojë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. E teksa një vit më parë Einxhel shpresonte që krahu i saj të ishte si më parë, sot jo vetë që është në gjendje shumë të mirë, por mban në krahë edhe vogëlushin e saj, Trev.