Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira ndan me ne një nga dëshirat e saj të parealizuara!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Së fundmi Einxhel me anë të një Instastory na ka treguar një nga dëshirat e saj që e ka pasur prej kohësh, por që deri tani nuk ka mundur që ta realizoj dhe është një makinë e markës “Range Rover”. Por ajo çfarë është akoma dhe më interesante është se Einxhel nuk ka leje drejtimi për makina, pra nuk ka një patent, ama kjo nuk e ndalon atë të ketë një dëshirë të tillë, të cilin shpreson që shumë shpejt ta bëj realitet.

 

Së fundmi Einxhel me anë të një video të postuar në Instastory ka treguar se sezonin e ardhshëm televiziv do të këtë një projekt të saj. Pasi mesa duket këtë vit nuk ka mundur të realizojë asgjë për shkak të shtatzanisë. Në video gjithashtu bukuroshja është shprehur se këto premtime nuk do të mbahen vetëm në rast të ndonjë shtatzanie të dytë.