Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira: “Për ata që janë merakosur, do të rikthehem shumë shpejt kudo!”

Si një nga ish-konkurrentet më të forta e më të përfolura të edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira është komentuar shumë për natyrën e saj të ftohtë, për marrëdhënien e krijuar me Dj Dagz e shumë e shumë situata të tjera.

Mirëpo, pas përfundimit të eksperiencës së saj, bukuroshja nuk pati asnjë projekt në të cilin mund të angazhohej ashtu si shumica e ish- banorëve të tjerë. Teksa e kemi parë në pak dalje televizive dhe shumë aktive në rrjete sociale, sidomos me momente me partnerin e saj të zemrës Dj Dagz, prezantuesen nuk e kemi parë në profesionin e saj.

E mesa duket pritja mbaroi. Me anë të një video të shkëputur nga qëndrimi i saj në shtëpinë e ‘BBV’, krahas Einxhel ka shkruajtur duke na paralajmëruar për një rikthim të saj.

Dhe për të gjithë ju që më keni shkruajtur dhe jeni merakosur: Faleminderit që ju mungoj do të rikthehem shumë shpejt kudo!

Një nga historitë e dashurisë që u krijua brenda spektaklit “Big Brother Vip Albania” dhe që vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë është ajo mes Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz. Duket se lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe shpesh here nuk kursejnë postimet në rrjetet e tyre sociale për të na treguar se sa të lumtur janë me njëri-tjetrin.

Gjithashtu Einxhel është shprehur se është e gatshme të bëhet nënë në një të ardhme të afërt. Moderatorja tha se edhe Dagz është në këtë etapë të jetës dhe se e vetmja arsye që mund ta linte Dagz, do ishte vetëm nevoja për të qëndruar e vetme.