Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira reagon ashpër në Twitter, por këtë herë me kë e ka?

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. 

Prezantuesja është mjaft aktive me postime në rrjete sociale për sa i përket jetës në çift dhe shtatzanisë, por duket se një nga postimet e saj më të fundit në Twitter nuk kanë të bëjnë aspak me momente të tilla, por me një reagim të ashpër dhe disa fjalë që Einxhel i ka dedikuar siç i quan ajo, ‘suportueseve të saj’.

Për ju që ma doni të mirën dhe prisni që unë të bëj ato që ju prisnit… A e keni menduar ndonjëherë sa egoiste po tregoheni?! A e keni menduar ndonjëherë që unë kam kuptuar se dashuria dhe përkrahja juaj është e kushtëzuar?? A e keni vënë re që të vetmin çast në jetën time ku unë po tregohem egoiste e po kujdesem për trupin dhe qetësinë time mendore e shpirtërore sepse jam në momentin që veç e kam ëndërruar në jetë, ju po më drejtoni gishtin sikur s’po bëj asgjë???? A s’duhet unë të mendoj asnjëherë për veten time? Po të paktën për femijën tim a mundem të mendoj?? Mendoni se në këtë gjendje do dal të luftoj me shpate dhe të përballoj gjithë negativitetin që e kanë njerzit në majë të gjuhës, e kur kjo vjen dhe nga ato që supozohet se më duan imagjino nga ato që s’më kanë dashur?? A do ia falja vetes që muajt më të rëndesishëm të trupit dhe mendjes time si grua dhe nënë unë të merrem me ato çfarë doni ju dhe jo shpirti e zemra ime??? A jam gabim se i kam dhënë pushim vetes e për herë të parë po fle e qetë dhe po pres me krahë hapur në shtëpi njeriun që dua ndërkohë që ai vazhdon thjesht punën e vet sepse ai nuk është shtatzënë dhe kjo se pengon të vazhdojë planet e veta!! Të dashura dashamirëse që s’e dini aspak se me çfarë jam marrë unë nga shtëpia, që nuk dini aspak se çfarë kam kaluar, që nuk dini aspak planet e mia… ju them se ato çfarë kërkoni t’i bëj unë mund t’i bëjë çdo vajzë e secila nga ju nëse do! Por e di që më lehtë është kur i bën dikush tjetër, ama dhe mua gati s’mi ka lënë kush, ama dhe unë s’kam pritur askënd me u çu me fol e as me mbaru atë shtatzëninë që unë të kërkoj të drejtat e mia por jam nisur majës malit vetëm, siç dhe aty brenda e ngjita vetëm dhe e çova deri në fund vetëm, madje pa e ditur që kam dhe përkrahjen tuaj jashtë… por përtej kësaj, personit që duhet t’i bëni kritikë në këto momente është vetja juaj, sepse unë e di se çfarë po bëj me jetën time dhe ku dua të shkoj me hapat e mia, po ju a e dini se çfarë po bëni, çfarë kërkoni dhe ku doni të shkoni???? Apo mjafton me ardh këtu si krushkat dhe le të japim mend si të ftillojë kjo jetën, ndërkohë jeta ime është në pikën më të mirë e më të bukur që kam jetuar ndonjëherë… e me keqardhje ju them që as më plas se çfarë thuhet apo mendohet! Po ju kthej përgjigje meqë mendoni se jeni në pozitë të më jepni këeshilla meqë më keni suportuar e më keni dashur, se ndryshe asnjë shpjegim s’i detyrohem askujt!! Di vetëm t’ju them që tani parësore mbi çdo gjë është shëndeti bebit tim dhe të çoj në fund këtë mision nga Zoti pa e rrezikuar si proces nga ego të tjera të miat. Kaq kisha dhe nëse ndodh sërisht kjo lloj bisede para apo pas shpinës time, lirisht mund të mos më suportoni më sepse s’kam nevojë për dashuri me interes apo përkrahje me kushte egoiste! Sot në vend të parë është Ai dhe Ne të dy që mezi po e presim atë të vijë në jetën tonë dhe të vijë shëndetshëm në krahet tona.