Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira reagon në lidhje me krimin makabër të Dan Hutrës, i cili u mori jetën 3 grave!

Moderatorja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët. Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.

Einxhel gjithmonë reagon në rrjete sociale, duke shprehur mendimin dhe qëndrimin e saj në lidhje me çështje të ndryshme sociale. E moderatorja nuk mund të mos reagonte edhe për  krimin makabër të Dan Hutrës, i cili u mori jetën 3 grave ditën e djeshme. Einxhel ka postuar një status në Twitter.

Tani pres gjithologët e popullit tonë të gjejnë fajin që kishin viktimat… E në fakt një faj e kishin dhe i vetmi ishte që lejuan një moster si ky të ishte në jetën e tyre dhe t’ia merrte atë në mënyrën më fatale.

Para disa ditësh Einxhel ka postuar disa foto me djalin e saj, ku na tregojnë se kanë dalë për një shëtitje. Tek një prej fotove teksa mban djalin e saj në krahë, Einxhel ka rikujtuar se çfarë i ka ndodhur një vit më parë. Gjatë asaj kohe Einxhel ishte banore e shtëpisë së “BBV1” dhe i ndodhi një incident ku dëmtoi krahun e saj dhe për pasojë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. E teksa një vit më parë Einxhel shpresonte që krahu i saj të ishte si më parë, sot jo vetë që është në gjendje shumë të mirë, por mban në krahë edhe vogëlushin e saj, Trev.