Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira reagon rreth aludimeve për një shtatzani të mundshme!

Einxhel Shkira është një nga personazhet publike më të komentuar të momentit. Që pas “Big Brother Vip Albania”, jo vetëm që gjithçka rreth Einxhel përbën lajm, por romanca e saj me DJ Dagz, me të cilin u njoh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka fituar vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi Einxhel është aluduar për një shtatzani të mundshme, të cilën bukuroshja dhe partneri i saj, Dj Dagz e kanë mohuar dhe ditën e sotme moderatorja ka vendosur të reagojë në ‘Instastory’ rreth këtij lajmi që po qarkullon së fundmi.

Morali fabulës: Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim.

Së fundmi Einxhel ka postuar disa foto me ‘vello nusërie’ dhe fansat nuk mund të mos komentonin. Në foto ku bukuroshja kishte një vello të bardhë në kokë, fansat e komplimentuan Einxhel për pamjen e saj, teksa kishte edhe nga ata që i uronin të martohej sa më shpejt.

Jo vetëm që marrëdhënia mes dyshes po shkon shkëlqyeshëm pasi si Einxhel dhe Dagz nuk na i kursejnë postimet shumë të ëmbla së bashku. Ashtu si ka ndodhur së fundmi, ku bukuroshja duke treguar mbështetjen e madhe që ka për partnerin e saj ka shpërndarë projektin e tij më të fundit muzikor në bashkëpunim me PM, Lumi B dhe Ermal Fejzullahun. Teksa me ‘frazën e famshme’ të ‘BBV’ e ka ‘personalizuar’ këngën ‘Ma e mira’.