Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira surprizohet me dhurata për djalin e saj nga disa adhurues të veçantë!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Ditën e sotme Einxhel na ka treguar se ka marrë një pako dhuratë nga një familje, të cilët janë adhurues dhe suportues të saj dhe Dj Dagz-it, të cilët jetojnë në Australi. Einxhel na ka treguar se brenda në kuti ndodheshin disa veshje për beben e tyre dhe një letër ku i kanë uruar për faktin se do të bëhen prindër

E teksa prezantuesja është mjaft aktive me postime në rrjete sociale për sa i përket jetës në çift dhe shtatzanisë, disa nga Instastory-t më të fundit në fakt nuk kanë të bëjnë me këto, por me një dedikim shumë të veçantë që bukuroshja ka bërë për të ëmën me disa fjalë vërtet prekëse.