Celebrities Gossip Showbiz

Einxhelin mund ta shohim në ekran së shpejti dhe këtë na e zbuloi mikesha e saj Argjira!

Si një nga ish-konkurrentet më të forta e më të përfolura të edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira është komentuar shumë për natyrën e saj të ftohtë, për marrëdhënien e krijuar me Dj Dagz e shumë e shumë situata të tjera.

Shpesh me karakterin e saj të drejtpërdrejt Einxhel bën bujë me deklaratat e saj si në rrjete sociale ashtu edhe në ato televizive. Së fundmi bukuroshja është shkëputur nga projektet televizive, megjithëse ka lajmëruar se do të rikthehet. Një dyshim na e shtoi dhe mikesha e saj e ngushtë, blogerja dhe prezantuesja e ‘He’s/She’s On Top Argjira Spanca. Teksa me anë të një ‘Ask’ është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, një prej tyre ishte nëse Einxhel do të jetë pjesë e jurisë të spektaklit të saj. Përgjigja e Argjirës ishte: “Së shpejti njerëz së shpejti”. Këtë Instastory e ka postuar vetë ish-banorja e ‘BBV’, teksa na ka treguar se njerëzit duhet të jenë gati.

Përgatituni më mirë 

Kujtojmë se së fundmi syri ynë kritik ka kapur disa detaje që na shtyjnë të mendojmë se bukuroshja mund të jetë në pritje të ëmbël. Fillimisht, dyshimet nisën nga postimet e saj gjatë pushimeve më të fundit me DAGZ ku gjithmonë përpiqet të mbulojë barkun me diçka ose poston vetëm ‘video selfie’. Më pas, një koment i Trixa-s ishte ‘qershia mbi tortë’ ku në një koment shumë ngacmues për çiftin ajo ka përmendur fjalën bebe, shoqëruar me disa ’emoji’ shumë provokues.  Më herët në ‘Wake Up’ dyshja kanë treguar se janë gati për t’u bërë prindër, ndaj për ta mund të ketë ardhur momenti tanimë. Pa dashur të nxitohemi, urojmë që ky lajm kaq i bukur të jetë i vërtetë dhe bukuroshja të na e konfirmojë.