Celebrities Gossip Showbiz

“Ej ti, njeriu që më zbukuron jetën…” Mami Bora e uron Arborin me fjalët më të ëmbla për ditëlindje!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e ‘Dancing With The Stars’, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private që ndan në rrjete sociale. Disa prej tyre janë dhe ato me të voglin e saj Arborin i cili feston ditën e sotme ditëlindjen. Me anë të disa momenteve të veçanta përgjatë gjithë kohës që kalojnë bashkë, Bora ka zgjedhur gjithashtu dhe fjalët më të ëmbla për ta uruar.

Ej ti, njeriu që më zbukuron jetën… dua të të uroj edhe 100 vite të bukura! Jam e prekur në çdo ditëlindje tënden sepse përpara syve kam një fëmijë jo vetëm të mençur, por mbi të gjitha të lumtur!! Kjo është krenaria më e madhe! Ti je i vogli im që ke fuqinë të më japësh botën e të ndriçosh çdo ditë timen! Të dua Arbor… dhe nuk e them dot me fjalë se sa!

Pasi u vendos se këtë sezon të ri televiziv në vend të Borës, prezantuese do të jetë Ori Nebijaj, gjërat ndryshuan shumë shpejt dhe kur kësaj të fundit iu ofrua mandati i deputetes, Bora u rikthye në ‘Për’Puthen’.