Me moton “Eja në Vlorë”, qyteti bregdetar çeli zyrtarisht sezonin veror. Ndryshe nga vitet e tjera, për ceremoninë e hapjes, u zgjodh qendra historike. Kjo edhe për të treguar se Vlora ka resurse te jashtëzakonshme, jo vetëm bregdetare, por edhe te kulturës, dhe njëherësh për të promovuar edhe një nga investimet më të fundit në zonën historike.
Kryebashkiaku Leli vlerësoi se pritet një sezon i mbarë, por gjithmonë duke respektuar masat anti-COVID, pavarësisht situatës së përmirësuar të pandemisë në vend.
Aktiviteti i zhvilluar në zonën historike i ka paraprire një sërë aktiviteteve të tjera të parashikuara dhe të pritshme gjatë gjithë sezonit.
“Eja në Vlorë”! Është ky slogani i këtij viti, por edhe një ftesë për të zgjedhur pikërisht Vlorën në këtë sezon turistik.
Nën ritmin e muzikës me emra të njohur të muzikës shqiptare ka vijuar festa dhe aktiviteti në çeljen zyrtare të sezonit turistik në Vlorë shoqëruar me fishekzjarret shumëngjyreshe si një ftesë drejtuar të gjithëve: “Eja ne Vlorë”.