Rajoni Sport

Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua të hyjë në Serbi/ Shqipëria paralajmëron tërheqjen nga kampionati.

Shqipëria mund të tërhiqet nga kampionati i boksit, pasi Kosova nuk po lejohet që të marrë pjesë. Mëngjesin e sotëm, ekipi i boksit të Kosovës nuk u la të hyjë në Serbi shkaku i stemës nëpër fanella e tuta sportive, duke iu kërkuar që t’i hiqnin.

Kosova nuk pranoi diçka të tillë, dhe pak më parë, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, njoftoi se kanë kontaktuar edhe AIBA-n, më të cilët janë marrë vesh që të marrim pjesë vetëm me shenja të Kosovës, dhe se po presin përgjigje nga ata.

Nëse Kosova nuk merr pjesë me të drejta të plota, nuk do të marrë pjesë as Shqipëria, gjithnjë sipas trajnerit të ekipit të boksit të Kosovës, Besim Brahimi, i cili ka falënderuar trajnerin e ekipit të boksit të Shqipërisë, Zef Gjoni.

Postimi i Brahimit:

Te Lumt Prof Zef Gjoni nese Kosoven Serbija nuk e lejon me marrë pjesë në Botëror edhe Shqipëria nuk do të merrë pjesë do ti tërhjek Boksiert e vetë Respekt Prof