Bota Tech

Eklipsi i Hënës ofron pamje spektakolare!

Vëzhguesit e yjeve u hasën duke u gdhirë dita e sotme me një pamje të jashtëzakonshme. Një Hënë të kuqe si gjaku.  Sipas astrologëve planeti ynë ishte i pozicionuar drejtpërdrejt midis Diellit dhe Hënës për disa minuta. Në atë kohë Hëna ra plotësisht në hijen e Tokës, duke e kthyer përkohësisht në një nuancë të errët të së kuqes. Ngjyra e saj u krijua nga rrezet e diellit të projektuara përmes atmosferës së Tokës në sipërfaqen me hije të Hënës.

Eklipsi hënor përkoi me një ngjarje të veçantë, një super Hënë, koha kur Hëna është më afër Tokës në orbitën e saj dhe për këtë arsye duket më e madhe se zakonisht. Në Greqi, shikuesit u mblodhën në Tempullin e Poseidonit pranë Athinës për të vëzhguar hënën përpara eklipsit të plotë. Në Evropë, fenomeni ishte i dukshëm vetëm për disa kohë për shkak të perëndimit të Hënës. Por, në kontinentin amerikan, zonat me qiell të pastër kanë pasur një pamje më spektakolare.