Celebrities Live From Tirana

Ekskluzive/ Sindi Loçi zbulon për TAR nëse është apo jo në një lidhje!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja shumë e përfolur dhe e komentuar e emisionit “Për’Puthen”, Sindi Loçi. E pyetur nga spikeret Ksenja Shoshaj dhe Albana Ruçi se si po ecën jeta sentimentale e saj pas emisonit që i dha famë, Sindi u përgjigj:

Po më ecën shumë mirë. Ditën e kam të ngarkuar me takime. Shijoj pjesën me shoqërinë. Punët me zemrën i kam shumë mirë. Jam në një lidhje por nuk dua të jap detaje. Ndjehem shumë e lumtur me partnerin që kam në krah. Më pëlqen sinqeriteti te ai, nëse nuk i pëlqen diçka ta thotë. Unë shpesh i jepem shumë debateve dhe ai më kritikon për këtë e më thotë: “Jepu një buzëqeshje njerëzve dhe do ta shohësh sa keq do të ndihen ata me veten e tyre”. Kemi bërë plane edhe për pushimet verore që nuk do të jenë në Shqipëri. Jam e kujdesshme për të ruajtur privatësinë sepse kam qenë në sy të publikut për rreth 7 muaj.

A e do famën Sindi?

Unë dua famën që njerëzit të më duan për atë që jam. Instagrami është një platformë fitimprurëse, e kam shfrytëzuar edhe në pjesën ku unë arrita të lidhja një kontratë për librin tim i cili do të publikohet në Los Angeles. Flet për një dashuri skandaloze. Libri është shkruar këtu e 3 vite më parë.

Çfarë mendimi ka për ligjin e ri në Norvegji Sindi ku nuk lejohet më photoshop-i? Nëse do të bëhej ky ligj në Shqipëri si do të reagonte ajo?

E tmerrshme. Mendoj se do të ikja nga Shqipëria.(qesh) Kemi një imazh publik dhe duhet t’i kurojmë fotot. Instagrami duhet të jetë i kuruar dhe i bukur që t’a tërheqi syrin. Kur më shohin live më thojnë që dukesh më e mirë live se në foto dhe kjo më pëlqen. Duke qenë se jemi një popull që gjykojmë çdo gjë, nuk mendoj se ne si persona publik jemi gati të përballemi me shumë komente negative prandaj dhe postojmë foto me filtra apo me photoshop. Është e pashmangshme të mos marrësh komente negative kur poston foto pa filtra. Kur nuk përdorja filtra më thonin: “Ua sa e shëmtuar është kjo”.