Celebrities Film & Tv Live From Tirana

Ekskluvizisht për TAR, Dritan Kastrati flet për rolin e tij në serialin “$NOB”!

Sot, i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, nëpërmjet një lidhjeje telefonike ishte Dritan Kastrati, aktor në serialin “$NOB”, për të folur në lidhje me këtë serial. Dritani luan rolin e Paulinit dhe është personazh antagonist. I pyetur se sa kokë krimi është në të vërtetë Paulini, ai thotë se:

Paulini nuk është gangster, por po e ngacmuan njerëzit ai ja u kthen 3-fish. Edhe kafsha më e vogël kur ta ngacmosh, dy dhëmbë t’i ketë i nxjerr, ashtu jam unë dhe Paulini. Unë jam shumë i afërt me  familjen time, unë jam malësor dhe roli është malësor. Këtu jam 100% i ngjashëm me Paulinin.

Përse Paulini është treguar aq zemërbutë me Tesën, e cila luhet nga Ketjona Pecnikaj ndryshe nga sjellja e tij me Albanin i cili luhet nga Genti Disha?

Sepse njeriut duhet t’i japësh një shans tjetër. Tesa është një person që akoma nuk e kupton jetën dhe ka pasur shumë probleme në jetë. Unë e kuptoj një njeri që ka vuajtur dhe ka pasur një jetë shumë të vështirë e pse mos t’i japësh dhe një shans tjetër.

Skena me Albanin është një skenë që përpos gabimit që ka bërë i jep njëfarë mundësie. Çfarë shikon Paulini tek Albani me aq sa ne kemi parë në këto 4 episode? Ai shprehet se:

Albani është Paulini i ri. E kam parë si vetja, si njeri që ka humbur rrugën, mundohet të bëjë diçka në jetë por ska mundësi. Është përfytyrimi im në një fazë më të hershme. I jap shansin të bëjë diçka sepse mua ma ka dhënë dikush dhe unë ja jap atij.

Por çfarë roli ka Paulini në vetvete? Aktori tregon se:

Është një njeri që do të drejtën, është i rrethuar me njerëz që nuk janë të drejtë edhe pse figurën pubike e kanë të bukur, janë njerëz të mirë me biznese e punë të mira por nuk janë ashtu. Paulini mundohet të gjejë rrugën e vet mes tyre.

A ka pasur Dritani ndonjë portretizim të ndonjë figure të caktuar për këtë rol? Ja se çfarë thotë ai:

E kam krijuar në bazë të njerëzve që njoh, që kurrë nuk i bëjnë duart pis vetë dhe janë shumë të shkathët. Një njeri që nuk ka nevojë, ka kaluar aq shumë krime e gjëra në jetën e vet dhe nuk ka nevojë të përzihet vetë.

Dritani jeton dhe punon si aktor në Angli, por çfarë kanë komplimentuar shqiptarët e Anglisë tek Paulini?

Kanë komplimentuar dialektin malësor që ka ndejtur origjinal tek Paulini. Më kanë thënë duam të të shohim më shumë ty (qesh). Më kanë çuar dhe mesazhe private por, ka edhe pleq 65-70 vjeç që e shohin serialin. Ka krijuar interes Paulini edhe për moshë më të thyer. Jam kënaqur më shumë në Shqipëri, me produksinon, stafin, aktorët, njerëzit, me çdo gjë. Është një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë.

Me cilin prej personazheve është lidhur më shumë shpirtërisht Dritani dhe me cilin më pak? Ai tregon se:

Me Tesën jam lidhur më shumë, tek roli dhe jeta e saj më ka afruar shumë. Më pak me kushëririn tim në serial por nuk po e zbuloj.

Çfarë mesazhi ka Dritani për aktorët e rinj që duan të çajnë në tregun kombëtar?

Të kenë sa më shumë eksperiencë, sa më shumë praktikë sepse nuk ka rrugë të shkurtër dhe të lehtë.