Celebrities Live From Tirana Music

Ekskluzivisht për TAR, Eneda Tarifa kujton fitoren e saj në “TOP FEST 7” dhe ka një surprizë për të gjithë!

Sot, e ftuar në emisionin “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ishte këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, e cila fitoi “Top Fest 7” me këngën “Me veten” dhe rrëfen gjithë eksperiencën e saj. Por si linda e gjitha? Ajo shprehet se:

Nuk kisha marrë pjesë ndonjëherë në “Top Fest” dhe ishte pjesëmarrja ime e parë. Kisha dëgjuar që po merrej me një seriozitet të rrallë dhe do të bëhej live. Në atë kohë Dori Gjoni që ka qenë drejtues i atij edicioni të festivalit më propozoi dhe më tha që kam shumë nevojë që të kem këngëtarë të mirë. Edhe unë kisha shumë dëshirë të merrja pjesë, problemi ishte tek kënga. Në atë koha po punoja dhe kisha disa materiale në duar me Florin dhe i them Florit që kam dëshirë të marr pjesë në “Top Fest” dhe Flori më propozoi një këngë, ishte kjo këngë ishte e para dhe e vetmja dhe nuk kërkuam për të tjera sepse ishte ajo që duhej dhe e kishte atë ajrin e fitueses. Këto këngë pikasen dhe janë të ndryshme nga të tjerat, e kanë magjinë që duket se do të fitojnë. Shpresoja shumë dhe nuk më besohej sepse pjesëmarrja nëpër festivale është shoqëruar edhe me zhgënjime dhe nuk ma merrte mendja që do të fitoja. Akoma e ndjej jehonën e saj, ka qenë në 2010 kështu që jam shumë e lumtur që vazhdon dëgjohet, preferohet dhe këndohet.

Sipas saj, cila ishte risia që solli me këngën “Me veten”?  Ja se çfarë thotë Eneda:

Ishte një lloj rivendosjeje e muzikës së bukur rock që ka qenë në shijet e mia që në bankat e shkollës në gjimnaz. Çdo këngë e re është një risi në fakt. Ajo këngë tingëllon thjesht, të gëzon zemrën dhe ka një ajër pozitiv si këngë. Kam prekur tek njerëzit atë grimcën e kënaqësisë edhe Flori të dy bashkë, por realisht ka zgjuar argëtimin tek shpirti i njerëzve.

A ka pasur ndonjë hatërmbetje nga ndonjë artist asokohe për faktin që fitoi Eneda Tarifa? Ajo rrëfen se:

Nuk i vija re sepse unë jam natyrë paqësore por as mbaj mend fare. Mbaj mend që atë vit ka pasur këngë shumë të bukura, të mira dhe kanë qenë emra që të gjithë pretendonin. Unë si natyrë nuk mbaj inate por ideja është që ajo këngë nuk ka patur kontestime. Më thonin të gjithë që do të fitosh dhe ka pasur një përqafim të menjëhershëm. Ndoshta mund të sjell një risi me këngën që kam në duar por më mirë le të ngelen akoma surprizë.