Ekskluzive/ Albërije Hadërgjonaj: “Unë nuk jam servile, nuk më bën artiste Ardit Gjebrea”
Live From Tirana • 12:19 08/04/2021
Këngëtarja shumë e dashur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj ishte sot e ftuar në Live From Tirana ku ‘zbërtheu’ hitet e karrierës. Teksa po komentonte hitin e saj muzikor “Jeta nuk është lodër”, Albërija zbuloi disa prapaskena me të cilat është përballur kohët e fundit nëpër festivale. Ajo foli rreth debatit që ka patur me prezanuesin Ardit Gjebrea duke theksuar edhe një herë se ata dikur kanë qenë miq të mirë por sot nuk flasin më. Edhe në një intervistë të mëparshme, Hadërgjonaj ka deklaruar se arsyeja e debatit lidhet mbi mënyrën e votimit tek “Kënga Magjike”, një proces të cilin ajo nuk e mendon aspak të drejtë. “U çuditën të gjithë njerëzit kur kënga ime nuk hyri në finale. E kam thënë edhe tek “Kënga Magjike”, Arditit i ka ngelur hatri, patëm një përplase. Ndoshta atij nuk i pëlqeu por mua nuk më bën artiste as Ardit Gjebrea dhe asnjë njeri në botë. Mua më ka dhënë Zoti një talent dhe kam punuar fort. Unë nuk jam servile, mua nuk më bëhet vonë për askënd në botë. Unë jam Albërije Hadërgjonaj dhe kërkoj drejtësi.” Klodiana Vata Elios Shuli Albërije Hadërgjonaj Danko Dj
Trendet e këtij viti në operacionet plastike, Senera Hoxha zbulon gjithçka!
Live From Tirana 10:10 24/04/2024
Ndërhyrjet estetike që Senera Hoxha nuk do i këshillonte…
Live From Tirana 10:08 24/04/2024
“Kanë plasur në lartësi…”/Pse duhet të drejtohemi tek një profesionist për operacionet estetike!
Live From Tirana 10:06 24/04/2024
Olta Sheta për “BBV3”: “Shpresoj të mos mbyllet kurrë, të na bëjnë më shumë bebe…”
Live From Tirana 10:55 23/04/2024
Debati Meriton-Graciano/Olta Sheta: “Përdori kartën e viktimizimit, solli ujë tek burimi i vet por…”
Live From Tirana 10:53 23/04/2024
Beatrice Luzzi takoi vetëm Eglën, Olta Sheta: “Banorët e tjerë u prenë, një plus për të…”
Live From Tirana 10:51 23/04/2024
Dita e Tokës, Sazan Guri: “Dikur shqiptarët njerëzit më miqësorë me mjedisin, por sot…”
Live From Tirana 10:48 23/04/2024