Celebrities Gossip Pasò Showbiz

Ekskluzive/ Incidenti i Eva Muratit në emisionin italian “Tiki Taka”

Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, mbrëmjen e sotshme ishte e ftuar në emisionin sportiv “Paso” në Top Albania Radio.

Në një intervistë ne Denis Dyrnjaja dhe Glenti Nallbanin, Eva Murati zbulon se është tifoze me Partizanin, por ndër të tjera rrëfen dhe eksperiencën e saj më të keqe para se të dilte në ekranin Italian.

Fillimisht në bisedë e sipër, Eva zbulon se nuk ka qenë tip ‘supersticioz’ por kohët e fundit ka nisur të jetë, kjo gjë për shkak të eksperiencës së hidhur që ka ndeshur në Itali.

Eva shndriti në studion e “Tiki Taka-s”, me fustanin e kuq, tepër elegant, duke i dhënë një shkëlqim special studios italiane, por në “Paso” ajo zbulon prapaskenat që nuk do t’i besoni. Në valixhen e saj ishte derdhur larësi i fytyrës dhe fustani ishte bërë me njolla, saqë e gjithë media u ngrit në këmbë për të pastruar dhe siguruar fustanin e Evës:

Gjithmonë unë acarohem me mamin ose me motrën, kur shkojmë me pushime sepse atyre iu plasin gjerat në valixhe, si kremerat e fytyrës etj dhe mua nuk më ndodh asnjëherë sepse tregohem jashtëzakonisht shumë e kujdesshme.

Këtë rradhë që isha në një gjë shumë të rëndësishme në jetën time, në karrierën time, ku kisha marrë vetëm një fustan me vete, për herë të parë larësi i fytyrës ishte përhapur në valixhe dhe fustani  ishte bërë shumë pis, u ngrit një Mediaset në këmbë për të larë një fustan, për të larë fustanin tim nga Shqipëria, u ndërrua modeli i flokëve…

Nuk ishte edhe aq komode kur ndodhi live kjo gjë… një fytyrë më ikte një më vinte…

Kujtojmë, se moderatorja  ishte e ftuara speciale në studion e një prej emisioneve më të ndjekur italian të futbollit “Tiki Taka”, në “Mediaset 1”.