Live From Tirana Music

Ekskluzive/Klint Çollaku zbulon disa detaje rreth këngëve të tij të dashura për publikun!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar këngëtari shumë i talentuar, Klint Çollaku. I gjendur pranë mikrofonit të “Top Albania Radio”-s, Klinti na zbuloi detajet e pathëna rreth projekteve të tij muzikore.

Më s’më gjen (2017)

“Unë vija nga një kompeticion si fitues dhe doja të bëja diçka të bukur që të më sillte po aq fuqishëm në tregun muzikor. Kontaktova me Adi Hilën dhe ai solli këtë këngë të bukur dhe të përshtatshme që ka lënë gjurmë te njerëzit. Doja të ishte një baladë e fuqishme për të nxjerrë në pah vokalin tim. Adi më thonte: “Qaje këngën, mos ma këndo si i fjetur, sa më shumë energji”. Është shumë e vështirë ta këndosh live. Njerëzit mërziten kur nuk e këndoj.”

Ti je (2015)

“E kam harruar tekstin e këngës por në ato momente e kam pasur qejf si këngë. Më këto tekste paskam vuajtur që 16-vjeç (qesh). Kënga ka lindur nga një konkurs që dola fitues dhe e kam marr gratis. Kam shfaqur një pjesë të vetes, nuk kam dhënë mjaftueshëm. Kur kam shkuar të bëjë grimin te Top Fest më ka thënë grimierja: “Edhe ti do këndosh?”(qesh), aq i vogël isha. Ka qenë spontane pjesa ku do të dilja të performoja këngën, më morën në telefon dhe më thanë: “Sot do regjistrosh”. Nuk isha përgatitur fare. Si këngë unë e dua shumë.”

Me jetë (2018)

“E kam përzemër si këngë dhe më rri shumë mirë, është e qetë, e bukur dhe paqësore. Kam qenë pretendent për fitore, kam dalë i gjashti dhe juria më vlerësoi shumë. Teksin e ka bërë Pandi Laço, muzikën e ka bërë Endrit Shani dhe kënga nuk ka lidhje me mua, nuk është personale”.

Gënjej (2018)

“Kënga më ritmike që unë kam për momentin. Unë gënjej sa gënjen një njeri normal. Nuk i mbaj dot gënjeshtrat e mëdhaja, më dalin.”

Kush të do (2019)

“Është një këngë shumë personale dhe ka të bëjë me një histori timen. Unë e kam ndjerë shumë kur e kam shkruar, e kam bërë në piano dhe vendosa ta nxjerrë sepse nuk më mërzitej kurrë. Teksti i thotë të gjitha. Unë çfarë shkruaj i shkruaj për veten dhe me vjen inspirimi vetëm për veten. Nuk e ndjej vetën të aftë të bëjë këngë për njeri tjetër.”

Larg (2020)

“Kënga ka dalur në kohë. Unë kisha 1 vit që nuk nxirrja këngë dhe këtë këngë e kam bërë në karantinë dhe kënga ka dalë kur u lehtësuan masat. U prit mirë por kishte pak skepticizëm nga njerëzit sepse vija pak më ndryshe.”

Pas teje (2020)

“Është shkruar në një periudhë shumë të qetë dhe shumë të bukur për mua. Kam qenë shumë i dashuruar.”

Do t’ia dal (Fest 2020)

“Mua në Festival më solli mesazhi i këngës. E doja me mesazhin sepse ai vit ka qenë i vëshitrë për të gjithë ne. Ishte fiks gjëja që doja të bëja. Kam pas disa oferta dhe zgjodha këtë këngë për melodinë, mesazhin e saj.”

S’më vret FT.Xhesika Polo (2021)

“Një duet me shoqen e ngushtë të cilën e kishin shumë nevojë. E kemi mbaruar për një javë, teksti ka ardhur në mënyrë natyrale dhe ne të dy e duam shumë si këngë. Thelbi i këngës është një marrëdhënie toksike që dikur na ka vrarë e tani nuk na vret më.”