Live From Tirana Music

Ekskluzive/ Lorenc Hasrama zbulon disa detaje interesante rreth këngëve të tij!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar këngëtari i njohur, Lorenc Hasrama. I gjendur pranë mikrofonit të “Top Albania Radio”-s, Lorenci na zbuloi detajet e pathëna rreth projekteve të tij muzikore.

1-S’kam vend për ty (2017)

“Jam detajist por edhe nëse nuk do të isha nuk është në ato kualitetet më të mira. Vetja nuk më pëlqen te kjo këngë(qesh). Kam dashur ta fshijë në disa raste por disa gjëra është mirë t’i lesh. Do ta ndryshoja pak muzikalisht por mund të kisha qenë më pak detajist. Problemi te videoclipi jam unë që nuk kam lidhje me kamerat.”(qesh)

2-Humbur (2018)

“Ka filluar klipi sikur kam dalur nga deti dhe jam në gjumë aty.(qesh) Shokët e mi thonë: ‘Ke dal si fokë dhe kënga quhet foka'(qesh). Titullin e kam bazuar te klipi që e ke humbur fillin. Kënga nuk është personale, është thjesht një këngë e lezetshme e shkruar një moment nga unë edhe kaq.”

3. Si të flas (2018)

“Në këtë këngë kam një lidhje emocionale shumë të fortë. Kam dhënë shumë nga vetja, refreni, melodia janë të gjitha të miat. Kënga ime e parë që ka patur shumë sukses. Kjo këngë ka nisur nga Olsi dhe në momentin e parë që e kam dëgjuar jam prekur. Duket si karagjoz Olsi por në lidhje me punën është detajist, i fokusuar. Zihemi ndonjëhere se kemi mendime të ndryshme.(qesh) Kam emocione sa herë që e dëgjoj, është e preferuara ime.”

4-Opium (2019)

“Kam qenë në studio kam nisur vijat melodike që kisha bërë edhe një tekst. E kam nisur për ta bërë vetëm dhe duke dalë me Olsin me pi një gotë, ai e dëgjon këngën dhe thotë: “Këtu do futem edhe unë”. Kimia jonë ka qenë e lezetshme, rastësore. Mbarojmë punë shpejt me klipet unë dhe Olsi”.(qesh)

5-A m’ke lon (2019)

“Kjo kënga ka lindur duke ndejtur në studio, kam nisur vijat e para melodike. Endri Mumajesi më ka ndihmuar me tekstin shumë. Më pëlqen shumë pavarësisht se nuk ka bërë dumin e duhur. Por normalisht nuk do të jesh gjithë kohës ‘On Top’. Nuk është e thënë që publiku të të presi gjithmonë njësoj. Nëse një këngë shkon 5 milion klikime nuk është e thënë që edhe tjetra të shkoj aq.”

6-Ama (2019)

“Ka lindur rastësisht. Ja kam dërguar Olsit demon për ta bërë Olsi vetë dhe Olsi ma dërgon mua dhe më thotë: “Hajde e bëjmë.” Nxorra një pjesë të refrenit dhe pati një reagim të frikshëm pozitiv të publikut. Qesha me Olsin se e kemi kënduar 8 herë në koncert. Një pjesë është xhiruar nga Malësia e Shkodrës pastaj një pjesë në plazh në Durrës dhe e gjithë kjo në një ditë. Isha dhe në një dasëm këtej, erdha këndova, ika prap.(qesh)

7-Money (2020)

“Bashkëpunimi i parë më Irkenc Hykën. Irkencin e kam patur shok edhe i kam pas thënë: “Ma bë një këngë dhe kaloi një vit nuk po më bënte gjë”(qesh). Në korrik nxorra këngën “Ama” dhe në gusht më dërgoi demon e “Money” dhe më tha është e jotja. Asnjë këngë e imja nuk është personale për dikë. Kam këngë dedikime por nuk janë të publikuara. Nuk kam dëshirë që ndjenjat personale t’i shesë për punë, emër apo famë. Nuk kam qejf të bëjë marketing me ndjenjat.”

8-Vaj, vaj (2020)

“Kam pas një dashuri me dëgjim të parë me këtë këngën dhe më jepte ndjesinë e këngës “Ama”. Unë kam një problem me këngët ritmike sepse janë shumë të vështirë për t’u kënduar. Jam më shumë i baladave. Neve ballkanasit na pëlqejnë si këngë. Jam vlerësuar nga baladat dhe pikat më të forta kam baladat.”

9-Ti kam bo hallall (2021)

“Kur ma ka treguar Irkenci në fillim më thotë që: “Do e bësh dhe nuk më intereson nëse nuk e pelqen.” Thash çfarë gjëje skandaloze ka bërë që duhet ta këndoja. Dhe kur e dëgjova vdiqa e pëlqeva shumë. Më pëlqen të eksperimentoj me zhanerat.”

10-Pafund (2021)

“E kam adhuruar në çdo notë këtë këngë, që ditën e parë që e kam dëgjuar. E kam lutur Irkencin duke i thënë që e dua unë këtë këngë. Më pëlqen dhe jam i lumtur që është këngë e imja. Asnjë notë nuk do ndryshoja. E kam ndryshuar në studio 10 herë.(qesh) I kam çmendur çunat. Është një nga këngët e preferuara.”