Celebrities

Ekskluzive/ Olti Shaqiri flet për herë të parë për lojën e vëllait të tij në “Big Brother VIP”!

Ilir Shaqiri padyshim është një nga banorët më të komentuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Me gjithë zënkat, debatet dhe nominimet e vazhdueshme në të cilat është përfshirë, ai ia ka dalë të vazhdojë lojën me qëllimin e qartë për të arritur deri në fund. Ditën e sotme në një intervistë ekskluzive për “Wake Up” ishte vëllai i tij Olti Shaqiri, po ashtu një tjetër balerin i suksesshëm në Itali. Olti nuk ka folur deri tani dhe tani është momenti që të zbulojmë se si e ka parë ai por edhe prindërit Ilirin dhe nëse ka ndonjë pakënaqësi nga ana e tyre.

Unë e ndjek gjithmonë vëllain. Flas kur duhet të flas dhe jo kot. Nëse më thërrasin për intervista e bëj me gjithë qejf por roli i protagonistit nuk më ka pëlqyer. Iliri nuk ka nevojë për shumë mbrojtje se mbrohet vetë. 

Si e ndjek familja e tyre Ilirin?

Unë jetoj në Itali kurse mami dhe babi jetojnë në Shqipëri. Kur është publiciteti ndonjëherë i marr në telefon dhe i them si ju duk, por edhe për t’i qetësuuar se normal janë prindër.

Çfarë i ka shqetësuar ata?

Do të thoja debati në prime me Einxhel për familjen. Ilirit mund t’i thuash çdo gjë por kur i preket familja pa të drejtë, preket, nuk duron dot. Pika e tij e dobët është familja. Gjithmonë kur i preket pa të drejtë. Ndërsa pika e tij e fortë është se ka karakter të fortë, është shumë solar.

Fakti që shpesh ka qënë në nominim dhe po ashtu “i sulmuar” nga disa banorë, a e bën një lojtar më të fortë në sytë e publikut?

Nëse tu bën gabime dhe të nominojnë, publiku nuk është budalla, të ‘jep biletën’ dhe del. Por kur sillet mirë prapë publiku nuk është budalla, do ta mbajë në shtëpi. Nëse sillet keq e heqin.

Cili mendon Olti se është lojëtar i fortë aty brenda?

Arjola është më e forta aty brenda. Edhe Donaldi, por Arjolën e shoh më të fortë.

Duke qenë se janë dhe miq me njëri-tjetrin, a do të ishte e lehtë për ilirin nëse do të dilte në finale së bashku me Arjolën?

Jo nuk besoj. Por janë gjëra që ndryshojnë nga java në javë. Por për mua Arjola është më e forta nga të tjerët, pa i hequr asgjë edhe banorëve të tjerë.

A i duket atij se ka ndryshuar Iliri, a ka ai ndonjë strategji loje?

Jo nuk ka. Dikush mund ta mbajë strategjinë për 1 ditë, apo për 1 javë, por vjen momenti dhe i harron telekamerat dhe tipi jot del në pah. Iliri ashtu është. Njësoj si është në jetë, ashtu është dhe në “Big Brother”. Iliri i ka shumë qejf sfidat. Edhe kur jemi bashkë në plazh apo kur shkojmë për të kapur peshk.

A ke një koment për akuzat që Eltioni i bëri Ilirit, sipas të cilit nuk i ka mbështetur gjithmonë shqiptarët? Si do të reagojë ti nëse do ishe në vend të Ilirit?

Kjo është një pyetje shumë e fortë. Nuk e di si ai i ka mbajtur nervat. Të thuash diçka të tillë për shqiptarët është shumë e rëndë, sidomos kur nuk është e vërtetë. Nuk dua ta komentoj këtë gjë. Mjafton të shohësh në rrjete sociale se çfarë flitet. Është hedhje balte. Nuk dua të flas për një njeri të tillë.

Kë ka marrë inat olti nga banorët?

Inat jo. Por do do thoja Eltioni se është akuzë shumë e rëndë ajo që tha. Të tjerët jo, nuk i kam inat. Shoh vëllain që di ta mbajë mirë marrëdhënien e tij. Nuk më pëlqen mënyra e të folurit të Donaldit. Thotë gjatë gjithë kohës që më lini të flas por në fund nuk thotë asgjë. Nuk më pëlqen kur ngrihet zëri. Iliri ka karakter tjetër, unë mbaj më shumë mëri. 

Si të duket Iliri përsa i përket formës fizike? A është në parametrat e duhur sipas teje apo i ka humbur disa kilogramë gjatë këtij rrugëtimi?

Unë nuk e shoh 24 orë Ilirin. E shoh kur është prime-i, kur është i veshur me kostum. Nga ajo çfarë kam parë është pak i vrarë në fytyrë. Këtë e ka se nuk flen mirë. 

Mes Beatrix, Einxhel dhe Donaldit…kush do të largohet sonte nga “Big Brother VIP”?

Unë besoj që publiku do të votojë që të dalë Trixa. Sipas publikut e them…