Celebrities Pardon My French Showbiz

Ekskluzivisht në TAR, Kledi Hysa deklaron se është ‘single’! Ja si qëndron e vërteta mes tij dhe Sheilës…

“Pardon My French” është emisioni i të mërkurave që vjen me një sërë të ftuarish të veçantë dhe shumë specialë. Artistët më të talentuar, emrat më në zë të momentit nga showbiz-i shqiptar dhe personalitetet më të rëndësishme mediatike.

Ndërkohë, i ftuar ditën e sotme, ishte Kledi Hysa, një nga banorët më të përfolur të “Big Brother Vip Albania”. Ai foli për gjithçka, teksa hodhi poshtë edhe thashethemet për një lidhje të mundshme mes tij dhe Sheilës. Por çfarë ka ndryshuar nga dalja e Kledit nga shtëpia e “BBV”?!

Për mua ka ndryshuar githçka, rutina, vendi, gjuha. Jeta jashtë ka qenë e planifikuar, me plane, me regjim. Këtu është ndryshe. Këtu koha më pëlqen shumë, gjallëria, kafja, gjuha.

Ndër të tjera, Kledi foli edhe për jetën e tij sentimentale, aq shumë të komentuar që nga qëndrimi i tij në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.

Për momentin nuk jam në një lidhje! Sapo jam ndarë, dua të marr pak frymë… Unë Sheilën e njoha rastësisht në Big Brother. Pas daljes erdhi videoklipi që më ofroi ajo. U ndjeva shumë mirë, tema më pëlqeu, jam model dhe aktor dhe tregova talentin që kisha. Afrimitet në klip kishim, jashtë klipit jo.

Por cili meriton të jetë fituesi i “Big Brother Vip” sipas Kledit?!

Unë e kam thënë gjithmonë që Arjola dhe Donaldi janë ata që kam favorizuar. Lojtar i fortë është Iliri. Por ai që ka dhënë shumë për lojën është Donaldi.