Celebrities

Ekskluzivisht për TAR/Ardit Çuni tregon si ka qenë ky vit për të dhe gjithashtu planet për vitin 2022!

Sot në “Maratonën e 100 Këngëve më të mira të Vitit”, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhejeje telefonike këngëtari dhe ish-konkurrenti i “Big Brother Vip”, Ardit Çuni. Arditi u pyet në lidhje me vendimin për shtyerjen e datës finale së spektaklit më të komentuar te momentit ‘BBV’, ku Arditi u largua pak kohë më parë. A do të pranonte ai të qëndronte nëse do të ishte ende pjesë e saj?

Do të kisha ndejtur. Nuk ndryshon gjë se është 30 ditë më shumë.

Ndërkaq, si ka qenë ky vit për Arditin?

Shumë i mirë. Shkëlqyeshëm. Sot kam 3 koncerte. Është ajo gjëja për të cilën kam punuar shumë dhe më vjen mirë që arrita të realizojë objektivat e mia.”Big Brother” ishte i paplanifikuar për mua. Nga shtatori e këtej ka qenë periudhë e mirë si nga ana ekonomike dhe shpirtërore.

Çfarë pret Çuni nga viti 2022?

Të maksimizojë karrierën dhe projektet e mia, kam shumë projekte për të lançuar. Pres që të kem njerëzit e mi afër vetes me shëndet dhe të realizojë dëshirat e mia personale por mbi të gjithë të kemi një sukses të madh në ‘Eurovision’ me Ronela Hajatin.