Celebrities Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR/Arjon Muça analizon marrëdhënien Ilir-Sabian si dhe tregon cili banor e ka surprizuar në “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio ish-konkurrenti i “Big Brother”, Arjon Muça për të na folur më shumë rreth opinionit të tij rreth formatit shumë të suksesshëm të këtij viti, “Big Brother VIP”. Për më shumë Arjoni na thotë:

Të premten isha në Vlorë dhe më bëri përshtypje të shihja qytetin bosh, lokalet të gjithë e kishin televizorin te Big-u, kudo ky hyja shihnin Big-un. Kjo është potenca e një formati. Unë e kam ndjekur 99% edhe padashje sepse çdo gjë që ndodh aty hidhet edhe në Instagram, të del kudo.

Cili është personazhi që i ka tërhequr vëmendjen Arjonit?

E nisa me entuziasëm për Ilirin duke e njohur më parë te formati i “Dancing with the Stars” dhe mendoj se në këto momente është pak i zbehtë. Diçka ka ndodhur tek ai. Dyshja Iliri-Sabiani treguan që televizivisht dy çuna mund të duhen pastër. Ata dy njerëz duhen dhe kjo është një gjë shumë e bukur dhe nuk ka lidhje çfarë gjinie kanë. Në këtë rast pamë dy njerëz që e vlerësuan shumë njëri tjetrin aq sa Sabiani i tha Ilirit: ‘Ti je 100 mijë euroshi im’. Një marrëdhënie solide dhe e bukur.

A e ka surprizuar ndonjë banor ish-konkurrentin?

Jo askush, ishin të gjithë të pritshëm në mënyrën si kanë vepruar. Besoj se secili nga ata ka dalë personazhi që është duke përfshirë Fifin me atë karakterin e saj të fortë dhe shpërthyes. Triksa është një vajzë e butë, e brishtë, Donaldi një karakter i fortë. Mund të të them që nuk e kisha parë kurrë Donaldin pa Romeon sepse zakonisht vijnë paket. Unë i kam në shoqërinë time por gjithmonë me njëri-tjetrin. Surpriza mund të them se ishte Donaldi si element unik pa vëllain e tij.

Çfarë lloj efekti ka izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sipas Arjonit?

Elementi kryesor është që banorët nuk e dijnë kur flejnë gjumë. Gjumi është elementi që nuk e marrin në konsideratë. Nuk ka dritare vetëm dritat që fiken dhe ndizen. Më së shumti njerëzit nuk e analizojnë këtë gjë. Ti nuk e di sa flenë dhe e akumuluar në 100 ditë është një element që të tjetërson. Të bën të shpërthesh në disa situata që në jetë normale mund t’i kufizosh. Secili nga ne edhe në marrëdhëniet e përditshme e kemi pak atë petkën e aktorit e jo më ata që janë profesionistë.