Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR/Diana Mile tregon gjithçka që duhet të dini për aktivitetet e javës pa makina në Tiranë!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth projektit të Bashkisë së Tiranës, “Java pa Makina” ishte e ftuar në studio Diana Mile, Drejtoreshë e Mjedisit në Bashkinë e qytetit për aktivitetet që do të mbahen këtë javë. Për më tepër ajo na flet vetë…

Mjedisi është rikthyer në vëmendjen e të gjithëve pas pandemisë. Të gjitha qytetet europiane kanë kuptuar ndryshimin në momentin e mospërdorimit të makinës gjatë periudhës së karantinimit. Java Europiane e Mobilitetit e Lëvizsshmërisë zhvillohet çdo vit me një tematikë dhe këtë vit është kthyer me vëmendjen pas pandemisë. Të gjitha qytetet europine kuptuan ndryshimin në momentin e mospërdorimit të makinës dhe qëllimi kryesor i kësaj jave është të ruajmë qëndrueshmërinë që na solli kjo periudhë se si ne mund ta kthejmë atë në një mënyrë të përditshme të lëvizjes. Aktivitetet në Bashkinë e Tiranës kanë nisur që me datën 16 dhe kulmojnë në datën 22 e cila është dita kryesore pa makina, ku në vëmendje ka sigurinë e pedaluesve dhe ndikimin që ka ajo te shëndeti.

Në datën 22 shtator bëhet thirrja që çdokush të lërë makinën personale dhe të bëhet pak më i zgjuar, të zgjidh një mënyrë alternative për të bërë përditshmërinë e tij, të tentojë të eci në këmbë. Në mënyrë sensibilizuese ne kemi vendosur të zgjedhim një nga rrugët që janë të mundshme për të devijuar trafikun për njerëzit që duan të pedalojnë. Rruga është Bulevardi, Luigj Gurakuqi dhe përfundon te kryqëzimi i Unazës te Ushtari i Panjohur. Ne aty kemi ftuar organizata, shoqata, individë që duan të jenë pjesë me lojërat e tyre. Kemi ftuar edhe shkollat, ku gjatë vitit që kaloi vumë re punë shumë të bukura me materiale të riciklueshme dhe atë ditë do e shfrytëzojmë si ditë panairi.

Kufjet në vesh gjatë ngasjes së bicikletës, sa problematike është? Diana shprehet:

Ne kishim një aktivitet sot ku Drejtoria e Transportit na tregoi për korsinë e biçkletave por na tregoi edhe rregullat e qarkullimit rrugor si dhe të drejtat e çiklistëve. Mos u çudisni nëse një ditë do t’ju vendosin gjobë për kufjet. Të gjithë qytetarët bëjnë gabime, të gjithë duhet të respektojnë të drejtat e tjetrit qoftë ata me biçiklet apo skuter. Ky koordimim shume herë ka nevojë për ndërgjegjësimin për mësimin e rregullave strikte, sipas mjetit që po përdorin.

Në Tiranë shumica e shoferëve përdorin makina për distanca tejet të vogla. A ka statistika për këtë?

Në mënyrë të vazhdueshme, shumë herë në momente kur analizohet gjendja për të projektuar diçka shikohet pse ndodh trafiku. Nga Drejtoria e Transportit ka rezultuar në matjet, që 200% rritet nga kto lëvizjet e vogla. Kjo është sfida e punës tonë për të treguar se sa e dëmshme është për kohën që humbasim në trafik po edhe për cilësinë e ajrit. Nesër kemi aktivitetin e rradhës ku është i ftuar një mjek i Institutit të Shëndetit Publik. Njerëzit duke i ndërgjegjësuar për shëndetin mund t’i thërrasin mendjes.

A është shtuar numri i korsive në Tiranë?

Në vitin 2016 është bërë korsia e parë dedikuar biçikletave, ka pasur edhe përpara po nuk përdorej për arsye sigurie. Momenti kur krijohen korsi të dedikuara me një standard sigurie, të ndarë më vete është rritur gjithmonë çdo vit numri i përdoruesve. Është bërë një projekt ku mendohet të jenë 95 km korsi dedikuar biçikletave, sot që flasim janë 38 të mbaruara dhe janë duke u përfunduar 15 të tjera. Pothuajse në zonën urbane rreth qendrës së Tiranës në të gjitha rrugët kryesore ka korsi biçikletash. Ajo që diskutohet dhe është sfidë e zonës urbane është lidhja e këtyre korsive që në rastin më problematike janë kryqëzimet. Edhe në ato rrugë ku janë korsitë e biçikletave po punohet se si të gjehet mundësia që përdoruesit e biçikletave të kenë prioritetet e tyre. Mënyra e zgjidhjes është alternimi i mënyrave të shëndetshme të transportit.