Celebrities

Ekskluzivisht për TAR, Erion Veliaj i thotë të gjitha! Çfarë e pret Tiranën në vitin 2022 dhe cila është dëshira e tij për këtë vit?!

Sot në “Maratonën e 100 Këngëve më të mira të Vitit” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Ekskluzivisht për Top Albania Radio, ai na dha një shije rreth asaj që e pret Tiranën gjatë ndërrimit të viteve, dhe duket se qytetarët e Tiranës janë shumë me fat.

Tirana do të jetë më e bukur se Durrësi, edhe pse jam i informuar që në Durrës po ndodh një projekt fantastik. Por spektakli në Tiranë do të jetë i paparë, ku 10 minuta papushim do të ketë fishkezjarre, si dhe të ftuar artistët shumë të dashur Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj…

Jam i ndërgjegjshëm dhe po punojmë me mensat sociale… Na duhet një terapi e madhe kolektive… Gëzimi dhe hareja nuk është vetëm qejfi i momentit, por që jeta lufton mbi vdekjen. Jemi të destinuar të jetojmë, të gëzojmë, të përqafohemi…

Kujtojmë, se Tirana është shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, dhe Veliaj u shpreh se këtë qytet e presin gjëra të bukura dhe të mëdha.

Do të kemi shumë gjëra të bukura. Disa gjëra masive kanë të bëjnë me muzikën. Maluma, Rita Ora, Dua Lipa do të jenë të pranishëm… Do të jemi i vetmi vend në Ballkan që do të shërbejë ndalesë e artistëve të rëndësishëm. Për 1 vit do të ketë 1000 aktivitete sportive e muzikore…

Jemi shumë më të avancuar se disa nga fqinjët që mund të jenë futur në “Bashkimin Europian”, por Shqipëria doli nga komunizmi si vendi më i kufizuar në botë, dhe krejt papritur Tirana është bërë qendër kryesore…

Por cila është dëshira e Erion Veliaj për vitin 2022?!

Unë dua që patjetër të jem një familjar më i mirë. Në qoftë se ka një mëkat që mund të rrëfej është që familjes i kam ngrënë nga koha, në karantinë dilja në punë. Dua të bëj gjithçka që të rikuperoj kohën me familjen këtë vit…

Ndërkohë, ekskluzivisht për Top Albania Radio, Veliaj shprehu një dëshirë të të gjithë familjes së tij për ta shtuar atë me një tjetër anëtar.

Nga dëshirë e imja dhe e Arjolës, është kthyer në kërkesë të djalit. Nëse Zoti na e bën mbarë vitin 2022 do të jetë vit sulmi…