Celebrities Horoskopi Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR/Hysgen Dauti na tregon më shumë për VIP-at duke u bazuar tek numerologjia!

Sot i ftuar në “Live From Tirana” ka qenë një nga astrologët më të njohur Hysgen Dauti. Është diskutar rreth horoskopit dhe astrologjisë por ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me parashikimin e plotë të shenjave për vitin 2022 të të gjitha shenjave.

Pse pikërisht kjo zgjedhje?

Astrologjia është edhe shkëncë edhe okultizëm. Ajo më zgjodhi mua jo unë atë. Fillova të kuptoja dhe të lexoja dhe ta psikologjisja. Spiritualiteti dhe njohja e universit. Numerologjia është pak më e bukur se astrologjia. Baza është ditëlindja. Kur kemi një datë të dhënë bëjmë përllogaritje. Është më specifike numerologjia.

Sa ndikon kjo gjë në komunikimin me njerëzit?

Një nga truket më të mira për ta kuptuar këtë gjë. Është më specifike dhe më personale.

Nëse do ta lidhnim numerologjinë edhe me yjet dhe personazhet e ekranit atëherë dalim në përfundimin se:

Sinan Hoxha ka numrin tre sepse lidhet me kreativitetin me artin, të shkruarin dhe me regjinë.

Antonela Berisha ka nurmin gjashtë sepse ky është numri i familjes dhe ajo shpesh herë ka shprehur edhe traumat familjare.

Fifi ka nurmin tre sepse është edhe kompozitore, tekstshkruese dhe këngëtare.

Blendi Fevziu ka numrin tetë. Duke qenë se edhe ka shkruar librin “Pusheti, magjia, makthet dhe fundi i tij” lidhet drejtpërdrejt me pushtetin sepse është edhe Dem.

Arbana Osmani ka numrin një sepse lidhet direkt edhe me energjinë e pastër, është një lider dhe normalisht e pazëvëndësueshme.

Ermal Mamaqi është midis numrave një dhe tre sepse ka energjinë motivuese, gazmor dhe karizmatik.

Atdhe Xharavina ka numrin shtatë sepse është supersticioz dhe pak misterioz.

Gjithashtu edhe Elvana Gjata dhe Rihanna kanë numrin tre.

Çfarë na pret?

Do jetë viti më bujar. Na pret një ndërgjegjësim më i madh në humanizëm. Është viti i Peshqve. Shenja që tregon rrugën më të vështirë dhe më të lartë. Nga ana sentimentale të gjithë janë në kërkim të përmbushjes shpirtërore pra kjo ka rëndësi, jo ana sentimentale.