Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Ekskluzivisht për TAR/ Igli Zarka flet lidhur me deklaratën për katër nënat, marrëdhënien me të dashurën dhe karrierën!

Një personazh padyshim shumë i veçantë ishte i ftuar ditën e sotme në “Pardon My French”. Bëhet fjalë për aktorin e njohur dhe ish- banorin e “Big Brother VIP”, Igli Zarka. Ai ka qenë shumë i përfolur ditëve të fundit pasi edhe pse nuk qëndroi gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri la shumë gjurmë.

Ekskluzivisht për TAR, Igli zbuloi shumëçka nisur nga karriera e tij, jeta personale, eksperienca në “Big Brother VIP” dhe banorët brenda shtëpisë.

Fillimisht, aktori foli për karrierën e tij artistike, rolin si Alan Strang, dramën ‘Equus’ në Teatrin Kombëtar dhe rikthimin te studentët e tij.

Kam rinisur punën me studentët. Nuk i kam lënë të komentojnë për eksperiencën time në “Big Brother VIP”. Nuk i lejoj të komentojnë për gjëra që nuk kanë lidhje me mësimin. Për “Equus” mediat u morën edhe me interpretimin edhe me zhveshjen. Nuk më shqetësoi se jemi në kohë klikimesh, kam parë lajmë më absurde, është e justifikuar. Për rolin e Alan Strang kam luajtuar me mish dhe me shpirt. 

Kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother”, Igli dha një deklaratë që bëri shumë bujë ne media sociale për të cilën aktori u shpreh se do ta shpjegojë më vonë dhe episodin e sotëm të “Pardon My French”, ai sqaroi se çfarë nënkuptoi kur tha se ka “katër nëna”. Igli, gjithashtu foli për herë të parë edhe për marrëdhënien me prindërit e tij.

Prindërit e mi që kur kam qenë i vogël punonin 10, 12 orë në ditë. Përveç gjysheve të mia, një nga babi dhe një nga mami, kisha edhe në Vlorë një nënë që kujdesej për mua dhe një tjetër në Fier. Janë kujdesur për mua që kur kam qenë 1 vjeç. Kohën më të shumtë e kam kaluar me to. I njoh vuajtjet që kanë kaluar për të qenë kaq sa jam, 31 vjeç dhe gjallë, bashkë me motrën time, ndaj nuk lë askënd t’i përmendi.

Igli edhe pse nuk dha shumë detaje foli për herë të parë për të dashurën e tij, e cila është aktore njësoj si ai. Ai gjithashtu na zbuloi se si ra në dashuri me të.

Ajo është aktorja më e mirë e brezit të saj. Është një orgazmë artistike kur punoj me të. Në skenë rashë në dashuri me të.

Dhe së fundmi, nuk mund të mos fliste për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”. Cila ishte strategjia që përdori, cilët nga banorët e meritonin kohën e tij dhe çfarë mendon ai për një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni, Fifin të cilën e njeh prej disa vitesh.

Unë për zanat e kam që të përshtatem. Aty brenda zgjodha një strategji, nuk do dilja me shokun/ shoqen më të ngushtë. Do i bëja një pyetje: “A do ma japësh mua 100 milionshin nëse fiton?”. Nëse do të më përgjigjej me po, do thoja më fal dhe do rrija duke e përqafuar. Po që të përqafohem e këtej thikën pas shpine? Kam marrë goxha thika pas shpine edhe pa hyrë në “Big Brother”. Kohën time në “Big Brother” e meritonin ata të ashtuquajturit të fortë nga jashtë. Kur i shikon dobësitë live është më ndryshe, por lojtarët më të fortë meritonin kohën time. Në qoftë se Fifi është ajo vajza që mendoj unë se është, duhet të qëndrojë në shtëpi. Ajo ka dhe topin dhe fushën dhe portat. Nëse i përdor mirë, ajo mund t’i shkatërrojë të gjithë.