Celebrities Ndryshe

Ekskluzivisht për TAR/ Iva Tiço zbulon për herë të parë kë ka votuar për të qëndruar në shtëpinë e “BBV”!

E ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte Iva Tiço për të folur për politikën, gazetarinë, jetën personale, “Big Brother Vip Albania” dhe gjithçka tjetër. Në një intervistë ekskluzive për TAR, Iva Tiço foli ‘pa doreza’ dhe i dha çdo përgjigjeve pyetjeve të Salsanos dhe Adit. Lidhur me jetën personale, ajo u shpreh për partnerin e saj, tregoi si ka qenë jeta para tij dhe si ka ndryshuar tani dhe foli më shumë për këtë raport.

Jeta ime ka qenë shumë e bukur vetëm, e shijoj shumë të rri vetëm. Gjithmonë e kam thënë nuk më duhet një njeri për të mbushur vetminë. Isha shumë okay vetëm, jam shumë okay në çift. Kam patur gjithmonë idenë që do martohesha me një njeri që do më jepte lirinë, nuk do më ndrydhte lirinë, do më pranonte siç jam…

Më tej, e pyetur për “BBV” Iva tregoi se çfarë përfitoi nga ai, teksa ekskluzivisht zbuloi për herë të parë se kë ka votuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Më pëlqeu, ishte një eksperiment shumë i bukur. Besoj do e kisha parë edhe pa qenë pjesë e tij. Ishte e pamundur ta humbisje “BBV” këtë vit, vetëm po të jetojë në Hënë mund ta humbisje… Kishte personazhe që më ndryshuan mendimin nga fillimi deri në fund. Në fillim nuk më pëlqente Einxhel. Më dukej arrogante, por më pëlqeu shumë u bëra fanse dhe disa herë kam votuar për të që të mos dilte nga shtëpia.

Më tej ajo shpjegoi lidhjen e saj me politikën  dhe tregoi se sa përfshihet apo jo në shkrimet e saj gazetareske.

Ka patur momente që kam qenë e përfshirë. Ka dhe raste që mbaj distancë. Vitet e fundit kam qenë goxha më e tërhequr.

Por për kë ka votuar Iva Tiço?!

Familjarisht kanë qenë djathtas për filozofinë, ekonominë, formimin, por në Shqipëri nuk ka të djathtë. Kam miq nga të dyja krahët, herën e fundit kam votuar majtas.

Lidhur me zgjedhjen e presidentit, Iva u shpreh si më poshtë.

Nuk është se presidenti në Shqipëri ka ndonjë rëndësi, përveç se për të dhënë dekorata. Në fund nuk është ai që vendos, ai që shkakton krizën e vërtetë.