Celebrities Showbiz

Ekskluzivisht për TAR, ja urimi që Jul Deda ka për të gjithë ne në 2022!

Deri më tani “Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” ka patur plot të ftuar special dhe para pak minutash ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike aktori i humorit Jul Deda. Si ishte 2021 për të?

Si për çdo shqiptar, i sikleteshëm. Këto dy vitet e fundit kështu kanë qenë. Nga ana profesionale ka qenë mirë, nga ana shëndetësore jo keq. Këtë do të uroja që njerëzit të fillojnë të përqafohen, të puthen, të shkëmbejnë dashuri, eksperienca.

Çfarë projekti do të ketë Juli për vitin 2022?

Projekti më i mirë është që jam i hapur për çdo projekt.

Juli ka uruar gjithë shqiptarët me fjalët:

Do i uroja shqiptarëve shëndet. Dy vitet e fundit kanë qenë të turbullta dhe të thella. shpresoj që në këtë vit do të kemi përmirësime.