Celebrities

Ekskluzivisht për TAR/Një urim special për Vitin e Ri nga specialja Elvana Gjata!

Sot në “Maratonën e 100 Këngëve më të mira të Vitit” ishtë e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike, Elvana Gjata, këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për të gjithë publikun shqiptar. Elvana vjen me një urim special këtë fundvit që padyshim do t’ju ngrohë zemrat:

Hey, përshëndetje, unë jam Elvana Gjata këtu në Top Albana Radio virtualisht dhe jam e lumtur që sot jam me ju për t’ju falenderuar për të gjithë mbështetjen tuaj, suportin tuaj gjatë gjithë këtij viti për muzikën time. Uroj shumë që tju ketë bërë sado pak të ndiheni mirë, tju japë shpresë, gëzim në jetët tuaja. Kemi kaluar një vit të vështirë, plot sfida por ja dolëm. Jemi këtu bashkë të gjithë dhe unë uroj që viti i ardhshëm të jetë një vit i mbushur plot dashuri e shpresë për të gjithë ne. Ju dua shumë dhe faleminderit nga zemra.