Celebrities Pardon My French Showbiz

Ekskluzivisht për TAR, Olsa Muhameti tregon gabimin që ka bërë me pjesëtarët e vjetër të “Për’puthen”!

Ditën e sotme e ftuar në “Pardon My French” ishte Olsa Muhameti. E njohur si autore e “Për’puthen”, Olsa foli për banorët e programit të emocioneve, lotëve, romancave, zënkave dhe lidhjeve shumë të forta shpirtërore. Ndër të tjera, ajo u shpreh edhe për ish pjesëtarët e “Për’puthen”, me të cilët kujtojmë se Olsa ka patur jo pak herë përplasje.

Por cili mendon Olsa se ishte gabimi i saj në raport me ta?! Cili ishte ai veprim që i bëri ish pjesëtarët e “Për’puthen” që shpeshherë ta akuzojnë autoren e programit?!

Mendoj se me ish pjesëtarët e “Për’puthen” kam qenë tolerante. Kjo u konsiderua si pikë e dobët. Këtë vit jam bërë shumë më e sertë. Ata nuk kanë asnjë takim me mua që të kenë mundësi të më njohin. Komunikimi është më shumë me stafin. Ka më pak konkurrentë që më shajnë këtë vit. Duke patur më pak kontakt me mua, kuptojnë vlerën e  të folurit me mua, vlerën e  këshillës sime.

Ndërkohë, si mendon Olsa, cili ishte shkaku kryesor që ish anëtarët e “Për’puthen” e kanë akuzuar shpeshherë atë dhe produksionin?!

Disa personazhe dilnin nga “Për’puthen” dhe kërkonin fajtorë, dhe gjithmonë fajtorja isha unë, sepse unë isha autoriteti më lartë i “Për’puthen” në sytë e tyre. Ata akuzonin Olsën dhe produksionin se kështu do të klikoheshin më tepër. Kur largoheshin u mungonte vëmendja e madhe që merrnin si pjesë e programit dhe e gjenin me këtë mënyrë.