Celebrities Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR, përfaqësuesja e organizatës “Eco Albania” na tregon për peticionin që do të shpallë Vjosën Park Kombëtar!

Ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ishte përfaqësuesja e organizatës për mbrojtjen e mjedisit “Eco Albania”, Besjana Guri, e cila do të na flasë për temën e ditës së sotme, mjedisin. Çfarë roli kemi ne në mbajtjen pastër, përmirësimin dhe mbrojtjen e zonave që quhen parqe kombëtare? Në lidhje me çështjen e Vjosës dhe peticionin që po bëhet online, Besjana shprehet se:

Unë tek “Eco” mbuloj fushën e komunikimit, megjithatë jam e përfshirë në të gjitha aktivitetet dhe jam ndër thelemelueset. Kam 8 vite që punoj për këtë çështje. Ka nisur që në vitin 2014 të njihet si problematikë, për këtë çështje ka gati 10 vite që janë bërë studimet e para për të parë gjendjen e lumenjve, siç është lumi i egër dhe natyror në të gjithë Evropën. Duke e evidentuar si një ekosistem unik që është i kërcënuar nga një numër i madh hidrocentralesh, më shumë se 40-të dhe në degën kryesore janë 8 hidrocentrale. Edhe sikur një të ndërtohej është kërcënim sepse rrezikon integritetin e saj kulturor. Po bëjmë një betejë të lodhshme që të merr shumë energji por që ia vlen dhe është një punë që unë e bëj me shumë pasion dhe shpresoj t’ia arrijmë deri në fund.

A kanë gjetur mbështetje publike për peticionin?

Është bërë një çështje jo vetëm me interes kombëtar por edhe ndërkombëtar, po flitet dhe nga Leonardo Di Caprio që ka që në vitin 2017 që po e mbështet. Kemi arritur disa rezultate pozitive, kemi arritur të ndalojmë 2 hidrocetrale të mëdha duke i hapur rrugën zhvillimit ndryshe. Synimi jonë është të shpallet lugina e Vjosës një Park Kombëtar, që do të sillte dhe zhvilllim ekonomik dhe të turizmit por duke qenë të kujdesshëm, duke mos synuar turizëm masiv sepse do ta dëmtonte.

Si e kanë parë strukturat shtetërore këtë nismë?

Besoj që kanë filluar ta shikojnë tani si mundësi dhe besoj që shumë shpejt mund të kemi një rezultat. Për shumë vite kanë pasur një indiferencë ndaj kërkesave tona dhe grupeve të ndryshme që janë përfshirë. E kanë injoruar zërin tonë, që rrallë është parë për një çështje mjedisore kaq të madhe.

Si po shkojnë gjërat me peticionin online?

Po ecim mirë, një është hapur në 25 tetor që kërkon shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. Kemi arritur mbi 35 mijë firma, rezultati është mirë por shpresojmë të kemi më shumë mbështetje, të shkojmë 100 mijë firma.

Çfarë angazhimesh të tjera përfshin “Eco”?

Fokusi i saj janë ekosistemet natyrore në Shqipëri, për çështjen e hidrodentraleve jemi shumë aktivë, që po ndërtohet dhe për çështjen e Valbonës. Në çdo çështje mjedisore me interes publik si projekti i aeroportit në Vlorë, apo ato që kanë qenë të planifikuara më parë. Jemi organizatë aktiviste dhe jemi të parët për çështjet e mjedisit.