Celebrities Film & Tv Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR producentja Elkjana Gjipali na sjell listën e filmave për këto Krishtlindje!

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë Elkjana Gjipali. Regjisore dhe producente e shumë filmave si “Hije”, “Girls”, “Horoskopi” dhe më shumë se kaq. Duke qenë se jemi në muajin dhjetor dhe pak orë na ndajnë nga Krishtlindjet dhe pak ditë na ndajnë nga Viti i Ri tema kryesore për ditën e sotme ka qenë “Filmat e Krishtlindjeve”.

Cili është filmi që ke më përzemër?

“Home Alone” është kryesori, për të gjithë brezat dhe për të gjithë moshat.

Po filmi më profesional?

Të gjithë filmat e Hollywood-it janë profesional. Por kur bëhet fjalë për Krishtlindjet të gjithë e kuptojmë që nga trailer-i ku edhe kasti është më i veçantë.

Duke qenë se të gjithë e duan këtë kohë dhe kudo ndihet atmosfera e festave cilët mund të ishin filmat që ti do të sugjeroje, në mënyrë që edhe të krijojnë një ide?

Filmi që e sugjeroj gjithmonë është “It’s a Wonderful Life” një film kult që duhet të hapë sezonin e Krishtlindjeve. Edhe si temë, edhe si batuta do të jetë një film për të gjithë brezat. Të gjthë filmat familjarë hyjnë në atë “comfort zone” për Krishtlindje.

Duke u kthyer pas edhe në fëmijërinë tënde cilin nga filmat e quan si kult që sjell atmosferën festive?

Nuk mund të ndaj ndonjë për fundvitin. Por “Love Actually” është një serial për të gjithë familjen.

“Miracle on 34th Street” është një film kult të cilin të gjithë mundohen që ta besojnë.

“The Grinch” me Jim Carrey, ku ishte edhe një proces shumë i lodhshëm për të.

Cili është filmi më emocionues?

“Notting Hill”, “Four Christmases”, “Serendipity” kur ky film doli në fillim të gjithë njerëzit filluan t’i shikonin këto shenja. Edhe nga sondazhi që bëra shumë çuna më sugjeruan “Die Hard”.

Si e shikoni ju këtë ngecjen tonë gjatë këtyre festimeve kur vjen puna tek programet?

Shqipëria është një vend i avancuar në media sidomos krahasuar edhe me vendet fqinje, ka një audiencë të pjekur dhe konsumojnë nga platforma dhe nuk duan orare, kjo është sakrifica.

Cilat janë planet dhe projektet e tua për të ardhmen?

Jam duke punuar përveç filmit “Two Lions Heading to Venice”, sapo kam përfunduar draftin e katërt të filmit të ri të parë të gjatë si regjisore dhe skenariste, nëse shkon mirë me produksionin shpresojmë që të fillojmë të xhirojmë vitin që vjen.