Ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ishte Sindi Mila, e cila njihet në rrjetin social Instagram për komentet që bën lidhur me “Big Brother Albania Vip”. Sindi do të na flasë në lidhje me temën e ditës së sotme: “Si ndikojnë videot ‘funny’ në realitetin tonë?” Por sa është e lidhur Sindi me “Big Brother”? Ajo shprehet se:
Unë jam një nga fanset më të vjetra të “Big Brother”. Jam nga ata që e shohin 24 orë në 24. E kam këtu në celular, vë kufjet, i dëgjoj dhe rri me ta. Personazhi që më pëlqen më shumë është Iliri ndërsa që nuk më pëlqen do të thoja çifti Dagz dhe PM.
Kë do të donte të eleminonte Sindi nga shtëpia?
Dy DJ-të, më duket sikur hanë bukë kot aty (qesh). Thjesht i shikoj duke hedhur oriz në krevat dhe pastaj e hanë (qesh), më pas do ikë edhe Sara. Nuk po hezitojnë, kam përshtypjen që thjesht nuk e ndjejnë fare njëri-tjetrin. Ai bezdiset sepse do të rrijë me Donaldin dhe Beatrix, ndërsa Sara futet mes tyre dhe do të prishë trekëndëshin.
Si lindi e gjithë ideja? Çfarë komenton Mila më së shumti? Ajo thotë se:
Varet nga puntata. Më vjen shumë spontane, shoh prime-in mendoj diçka me veten time dhe them këtë duan ta dëgjojnë dhe njerëzit e tjerë. Më shumë e bëj për të çdramatizuar situatën.
Sa ndikon përdorimi i memeve në kulturën tonë?
Ndikon shumë. Unë kam thënë nëse ke dëshirë të bëhesh i famshëm prej memeve, është momenti i duhur të përfitosh nga këto muaj që po jepet “Big Brother”. Lehtësisht mund të bëhesh viral nga një postim që përmban personazhet aty brenda. Kur ka qenë rasti i Fifit nuk e kam prekur si temë, e preka më mbrapa kur u bë virale, por ta merrja me humor kur ndodhi nuk e bera dot sepse mendoj që njerëzit kanë problemet e veta që nuk duhen kthyer me humor. Nga ana tjetër them që ai humori bën mirë në fund të ditës por prap dikush mund të cënohet. I përshtas ndodhitë që ndodhin me veten time dhe jetën time duke mos i përfshirë gjatë gjithë kohës personazhet që janë aty brenda. Trendi i tyre nisi me “Përputhen” dhe tani me “Big Brother”.
Si e shikon Sindi treshen Bora-Donald-Beatrix? Ja se çfarë thotë ajo:
Të tre janë viktima. Nuk kam një bindje me kë të jem, shpirti më qan për Borën (qesh), por nga ana tjetër mendoj që mund t’i ndodhte çdokujt. Në fund të ditës je 24 orë me dikë dhe mund të lindin edhe ndjenjat. Është një lidhje e krijuar në kushte izolimi por nga ana tjetër nëqoftëse duan të dashurojnë le të dashurojnë. Por prisja dhe një shpjegim për Borën se ne të gjithë prisnim një rilidhje mes tyre.
Sa fajtore mund të jetë Beatrix sipas Sindi Milës?
Fajtore është fjalë e madhe por unë mendoj që ajo ka nisur më vonë dhe e dinte se çfarë po ndodhte mes tyre e dinte historinë e tyre dhe t’ja bënte me dije që ke diçka për të mbyllur jashtë dhe pastaj të vazhdonin të lumtur.
Përsa i përket hyrjeve të reja çfarë mendon Sara Mila se mund të bëhet meme? Ja se çfarë thotë ajo:
Big Mama do të bëjë gjëra që do të bëhen meme. Nuk e di se çfarë por unë thjesht po pres të ndaj Sabianin nga Iliri dhe ta mbaj Sabianin për vete (qesh). Ndërsa djalin tjetër përpiqem shumë ta shoh dhe të di çfarë po bën por kur e kap kamera ose është duke ndejtur ose duke bërë stërvitje.
Si ndikojnë memet në të vërtetë për të larguar periudhat e errëta në jetën tonë?
Me thënë të drejtën, më kujtohet periudha kur ra tërmeti dhe të gjithë filluan të bënin meme dhe ishte një gjë e mirë që ti e hiqje mendjen nga ajo gjë. Kjo ndodh dhe në rastin e personazheve të njohur, unë mendoj të bëhesh meme është marketingu më i mirë, ti bëhesh i njohur dhe njerëzit flasin për ty. Në momentin që hedh story ‘funny’ njerëzit më shkruajnë dhe më thotë: “Më kënaqe, ma bërë ditën shumë të bukur, je shumë pozitive” dhe më vjen mirë. Është ndjesi shumë e mirë që t’i bësh njerëzit për të qeshur.