Sot, e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ishte Tea Zhuli, ish-konkurrente e “Big Brother Albania 8”. Asokohe Tea është komentuar për lidhjet e saj me 2 prej banorëve të atij edicioni, Vesel Kurtishaj dhe Kristi Beçka. Por çfarë ndodhi në të vërtetë mes tyre?
Unë do të bëja çdo gjë siç e kam bërë. Ne ishim të vegjël të dy, Veseli ishte një vit më i vogël sesa unë. Ne jemi lidhur kur kemi dalë jashtë dhe kishim një tysni aq të madhe. Njerëzit shkruanin, donin të na shikonin gjithë kohës bashkë saqë ne nuk kishim më kohë të njihnim njëri-tjetrin. U krijua një mur mes nesh dhe çdo gjë u ftoh dhe u larguam nga njëri-tjetri.
Si është marrëdhënia e tyre sot? Tea shprehet se:
Kemi kontakte, flasim, jemi miq. Bisedojmë për “Big Brother”-in tani dhe kemi raport të mira. Ndërsa me Kristin kam pasur një marrëdhënie të gjatë, 5 vite. Lidhja jonë erdhi 1 vit pasi mbaroi “Big Brother”. I vetmi njeri që kisha besim ishte Kristi, ai ishte nga Korça e njihja dhe nga “Big Brother”. Avash-avash u bëmë shok pastaj ndodhi që u lidhëm dhe ndejtëm 5 vite bashkë. Është shumë i veshtirë ky kapërcimi, sepse ke frikë të deklarohesh, a është e vërtetë apo jo, a do e humbasësh si shok.
Nëse do futej çift brenda shtëpisë së “Big Brother” kë do të zgjidhte Tea mes Veselit dhe Kristit? Ja se çfarë thotë ajo:
Asnjërin nga të dy, do të preferoja të mos futesha fare me thënë të drejtën. Nuk do t’i zgjidhja sepse nga momenti që heq dorë nga diçka nuk rikthehem më. Ata janë shumë lojtarë ndërsa unë jam më e drejtpërdrejtë, më e sinqertë. Në fillim mendimi im për këtë edicion ka qenë 4-të sepse nuk e kam ndjekur dhe nuk më dukej shumë interesante, ndërsa tani mund t’i jap një notë 9-të ose një 10-të. Janë bërë gjërat shumë intensive dhe do s’do, je e përfshirë. Unë nuk kam qenë shumë dakord me gjithë pjesëtarët sepse shumë njerëz nuk kanë çfarë japin por më pëlqejnë këta 2, 3 veta që bëjnë “Big Brother”-in e vërtetë.
Cila ka qenë sfida më e vështirë për Tean kur ishte pjesë e “BB8”?
Sfida më e madhe është sfida që ke me veten. Unë mendoja që do të isha më nevrike por ishte e kundërta. Durimi është diçka tjetër, mësohesh të bësh durim për disa gjëra. Ne kemi pasur prova shumë të fuqishme sepse kemi pasur lek në mes. Me thënë të vërtetën, mezi prisja të ishin ato lojëra. Ne ishim 24 orë në një shtëpi me disa njerëz që disa i doje disa nuk i doje dhe e vetmja gjë që bëje ishin lojërat e nuk kishe çfarë të bëjë 24 orë aty brenda. Mezi i prisja këto lojëra që të na largonin pak dhe nga zënkat aty.