Film & Tv

Ekskluzivisht për TAR, zbulohet data e fillimit të “Big Brother VIP”!

Teksa jemi shumë pranë fillimit të “Big Brother Vip”, edicioni i parë i një reality show të tillë vetëm me personazhe të famshëm në Shqipëri. Padyshim që një show i këtyre përmasave ngjall një kuriozitet shumë të madh tek audienca dhe sidomos ndjekësit fanatikë të cilët presin me padurim çdo ‘hint’ të vogël që produksioni zbulon.

Ndaj TAR zbulon ekskluzivisht për ju datën zyrtare të fillimit të “Big Brother VIP” dhe është data 5 tetor. Shumë pak ditë na ndajnë nga fillimi i ‘reality show’ që ende pa nisur ka bërë një bujë të madhe në media. Për më shumë informacione dhe detaje nesër do të zbuloni çdo gjë që do donit të dinit për “Big Brother VIP” në orën 18:00 në Top Albania Radio.

Me lajmin e mirë që shumë fansa po prisnin, “Big Brother Albania VIP” nis transmetimin në muajin tetor dhe bashkë me të, Top Albania Radio mendon dhe për dëgjuesit e saj besnikë. Për herë të parë dhe eksluzivisht për ju, Top Albania Radio vjen me një edicion special për të zbuluar çdo detaj apo të pathënë më parë mbi çdo pyetje që mund të keni. Zbuloni më shumë nga intervista e Jonida Aliçkollit me producenten e “Big Brother Albania VIP”, Lori Hoxha.