Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Eksperienca në “Big Brother Vip” nga sytë e Ardit Çunit…

Ardit Çuni është një nga banorët më të diskutuar të “Big Brother Vip”. Edhe pse u largua relativisht herët, Arditi diti të jetë protagonist, duke qenë në qendër të shumë prej debateve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një nga banorët që doli dy herë nga shtëpia, Ardit Çuni na zbulon gjithçka rreth eskperiencës së tij në “Big Brother Vip”.

Pavarësisht debateve të shumta apo tensioneve të shkaktuara në situata të ndryshme, duket se, ai nuk pendohet për këtë eksperiencë kaq të veçantë që përjetoi.

E shijova në maksimum. Ka qenë një nga eksperiencat më të bukura në jetë, ka qenë një nga periudhat më qetësuese dhe relaksuese pavarësisht debateve. E kam shijuar më shumë se 80% e banorëve.

Por si ka vendosur ta jetojë këtë përvojë dhe a kishte ai një strategji, apo ishte gjithçka spontane?!

99% të gjërave do i bëja njësoj sepse kam qenë vetja. Kam luftuar gjithnjë për një ideal dhe njerëzit që më njohin nga afër e dinë që unë ashtu jam nuk impostohem nga kamera. Unë nuk jam masa, gjithmonë kam shkuar kundër masës. Unë mbaj përgjegjësi për cdo veprim timin aty brenda. Thashethem nuk është të flasësh diçka për dikë të cilit ia ke thënë më parë atë gjë.

Ndërkohë, kujtojmë se ai gjithashtu ka treguar si qëndron e vërteta mes raportit të tij dhe Fifit. Ndërkohë, Arditi nuk ka lënë pa përgjigje as akuzën e saj rreth këngës që i ka shkruar pa marrë para, si dhe nuk ka nguruar të komentojë ‘pa doreza’ banorët e “Big Brother Vip”.