Lifestyle Tech

Ekspertët ngrenë alarmin/Rreziku i përdorimit të filtrave në rrjetet sociale nga adoleshentët!

Sipas një studimi të Universitetit të Cassino, 50% e të rinjve nën 14 vjeç përdorin filtrat e vënë në dispozicion nga rrjetet sociale për të ndryshuar imazhin e tyre dhe 42% e tyre do të donin të ishin në jetën reale ashtu siç duken kur i përdorin. Filtrat lindin si lojë, por zhvillimet që kanë ndodhur në Inteligjencën Artificiale po e ndryshojnë rrënjësisht këtë këndvështrim, thotë Simone Digennaro, PhD, Hulumtues dhe Edukator Profesionist dhe President i Kurseve të Diplomave në Shkencën Sportive dhe koordinator i kërkimit.

Ai foli për ‘Bold Glamour‘, një filtër i TikTok i cili falë Inteligjences Artificiale redakton fotografitë dhe videot në një tjetër nivel, ndryshon fytyrën e personit dhe e bënë atë krejtësisht të panjohur. “Sindroma e trupit të shumëfishtë”, kështu e përcakton Digennaro trendin që po zhvillohet përmes përdorimit masiv të rrjeteve sociale nga një gamë gjithnjë e më e gjerë adoleshentësh ku bënë pjesë rreth 88% e tyre, sipas sondazhit të Universitetit të Cassino.

Në llogaritë sociale tashmë ekziston tendenca të ndryshojnë fytyrën e tyre dhe trupin e tyre për shkak të pasigurës në vetvete dhe nevojës për t’u përshtatur me standartet e bukurisës së shoqërisë. Ai shpjegon:

Qenia njerëzore nuk është më trupi që zotëron, por është përfaqësimi që arrin të ofrojë përmes imazheve të modifikuara, make up-it ekstrem, ekspozimit të tepërt. Ne po përballemi me një ekzaltim të paraqitjes në kërkim të miratimit shoqëror dhe në përpjekje për të përsëritur modele socio-kulturore që lartësojnë idealet e bukurisë, të pamjes, së bashku me rregullat estetike shumë artistike.