Bota

Eksperti amerikan: “Imuniteti i tufës është marrëzi totale”

“Imuniteti i tufës një “marrëzi totale”. Kështu e cilësoi eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, deklaratën e një grupi shkencëtarësh që mbështesin konceptin e “imunitetit të tufës”.

Fauci vuri në dukje se mbështetja e idesë që infeksioni do të ndalojë së përhapuri kur shumica e popullsisë mbingarkohet është e pakuptimtë. Ai tha se duhet të përballen me faktet e verteta dhe jo me teori.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të lartë të raportuar të rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve në botë. Deri më tani, 7.9 milionë njerëz janë infektuar në vend dhe 217.000 kanë vdekur.