Ta Thotë Jonka Tech

Eksperti i teknologjisë, Jurlind Budurushi: “Ekziston mundësia që të na përgjojnë edhe nga laptopët e thjeshtë”

I ftuar në “Ta Thotë Jonka”, inxhinieri në shkencën e Informatikës Jurlind Burdushi, ka folur rreth temës së emisonit të sotëm, rrezikshmërisë me të cilën përballemi në përdorimin e rrjeteve sociale, si Facebook ose dhe aparateve teknologjike.

Eksperti pranoi se nga të tilla rrjete sociale jemi lehtësisht të përgjueshëm, por edhe nëpërmjet pajisjeve të thjeshta teknologjike si laptopi, që e kemi përdorim të përditshëm rrezikohemi gjithashtu.

Edhe kamera dhe mikrofoni përbëjnë rrezik. Ekziston mundësia që të na përgjojnë edhe nga laptopët e thjeshtë. Kjo ndodh specifikisht, janë sistemi komplekse të cilat janë armike numër një të sigurisë.