Celebrities Gossip Showbiz

Ekziston një tjetër video seksi e Kim Kardashian me Ray J?!

Avokati i yllit të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian, ka mohuar ekzistencën e një video thetër seksi të pa publikuar pasi Wack, ish-menaxheri i Ray J, pretendoi se kishte video pornografike të saj me ish-të dashurin Ray J. Avokati Marty Singer, tha për “TMZ” se:

Pretendimi se ekziston një video seksi e pa publikuar është pa dyshim i rremë. Është për të ardhur keq që njerëzit i bëjnë këto deklarata për të provuar të fitojnë 15 minutat e tyre të famës.

Wack pretendoi se kishte një pjesë të dytë të pa publikuar të videos skandaloze të Kim dhe ish-të dashurit të saj gjatë një interviste të fundit në “Bootleg Kev”. Ai pohoi se kishte pjesën e dytë në një laptop që ishte më grafike dhe më e mirë se e para. Wack gjithashtu tha se ai do t’i jepte videon e paparë kurrë, ish-burrit të saj, reperit Kanye West, duke shpjeguar se:

Është nëna e fëmijëve të tij.

Kim xhiroi një video seksi në vitin 2002 me të dashurin e saj të atëhershëm Ray J, i cili u publikua në rrjet në vitin 2007, pikërisht kur Kim dhe familja e saj po përgatiteshin për të publikuar sezonin e parë të reality-show të tyre “Keeping Up With The Kardashians”. Ylli foli për video-kasetën gjatë një episodi të hershëm të serialit kur motra e saj Kourtney Kardashian e pyeti se pse pranoi të xhironte videon, dhe ajo tha:

Sepse isha e eksituar dhe më pëlqente ajo.

Kohët e fundit ylli 40-vjeçar pranoi se diskutimi i video-kasetës në sezonin e parë të shfaqjes e ndihmoi atë të “merrej” me emocionet e saj. Në një intervistë për “Los Angeles Times”, ajo pranoi se të folurit për ngjarje të vështira në shfaqje e ndihmoi atë t’i shikonte gjërat ndryshe në jetën e saj.

Rikujtojmë se, tanimë çdo gjë që ndodh rreth jetës së familjes Kardashian-Jenner bëhet menjëherë lajm. Së fundmi, themeluesja e “KKW Beauty”, Kim Kardashian ka surprizuar mikeshën, njëkohësisht edhe ish-ndihmësen e saj duke i dhuruar një çantë luksoze të firmës Hermès Kelly për ditëlindjen e saj të 32-të. Kjo çantë kushton as më pak e as më shumë, por $25,000!