Sport

“El Clasico”, sot sfida Barcelona-Real Madrid pa tifozë

Pas dy orësh, Barcelona pret Realin e Madridit në një “El Clasico” të pazakontë që do të luhet pa praninë e tifozëve. Por dy skuadrat janë gati të dhurojnë spektakël, duke synuar fitoren, si dhe për të kënaqur milionat e telespektatorëve.

Për holandezin Ronald Koeman ky është “El Clasico” i parë si trajner. Përballë Realit të Madridit pritet t’i besojë formacionit që ka aktivizuar më së shumti këtë fillim sezon, me rreshtimin e zakonshëm 4-2-3-1.

Një ndeshje mjaft e rëndësishme kjo dhe për Zinedine Zidane. Reali vjen pas dy humbjesh rradhazi në shtëpi e një tjetër dështim do të komplikonte ndjeshëm të ardhmen e francezit në pankinën e “Los Blancos”.