Në Elbasan janë konfirmuar zyrtarisht 5 raste të prekur nga virusi i njohur si “Ethet e Nilit”. Sipas burimeve zyrtare, të prekurit po mbahen në mbikëqyrje të plotë nga specialistët e ISHP Elbasan dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme pa probleme serioze për jetën.
Ethet e Nilit janë një sëmundje që transmetohet nga mushkonjat dhe zakonisht manifestohen me simptoma që ndodhin brenda 2 deri në 15 ditë pas infektimit. Në format më të lehta, simptomat zgjasin nga 3 deri në 6 ditë.
Simptomat e zakonshme të kësaj sëmundjeje përfshijnë:
Temperaturë të moderuar
Gjendje parehatie të përgjithshme
Humbje oreksi
Të përziera
Dhembje koke
Dhembje sysh
Dhembje shpine
Dhembje muskujsh
Kollë
Puçrra
Diarre
Nyje imfatike të zmadhuara
Vështirësi në frymëmarrje
Megjithatë, në disa raste, ethet e Nilit mund të zhvillohen në forma më të rënda që kërkojnë trajtim të specializuar. Këto përfshijnë:
Temperaturë të lartë
Encefalit
Meningjit
Dhembje të forta të kokës
Dobësi dhe paralizë të lehtë
Simptoma gastrointestinale
Çorientim
Të dridhura
Konvulsione
Puçrra në kurriz, qafë, krahë dhe këmbë
Ataksi (humbja progresive e koordinimit të muskujve)
Koma
Aktualisht, nuk ekzistojnë vaksina ose trajtime specifike për ethet e Nilit. Trajtimi i zakonshëm përfshin përdorimin e medikamenteve për të lehtësuar simptomat dhe për të menaxhuar ndonjë ndërlikim të mundshëm. Në rast se ndodhen ndonjë nga simptomat e përmendura, është e rekomandueshme të konsultoheni me mjekun e familjes.