Celebrities Showbiz

Besa Kokëdhima ka një urim special për të gjithë shqiptarët për vitin 2022!

“Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” vijon në Top Albania Radio me disa urime shumë speciale nga artistët më të dashur shqiptarë. Njëri prej tyre ka qenë dhe këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima. Ja urimi që ka artistja për të gjithë publikun shqiptar.

Përshëndetje të dashur dëgjues të Top Albania Radio-s, unë jam Besa Kokëdhima dhe dëshiroj që t’ju uroj gëzuar festat. Ju uroj një vit të ri sa më të mbarë. Kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe gjithçka na duhet është dashuri. Ju uroj shumë dashuri dhe lumturi, gëzuar!